BOTA /

VIDEO/ “Nxirrini jashtë", incident për Trumpin, protestuesit hyjnë në restorantin ku po darkonte: Hitleri i kohës sonë

Fillimisht Trump reagoi duke buzëqeshur me ironi, ndërsa më pas u kërkoi truprojave t'i nxirrnin jashtë protestuesit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Nxirrini jashtë", incident për Trumpin,

Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump teksa ky i fundit po darkonte në një restorant të Uashingtonit së bashku me zëvendës presidencin JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Një grup protestuesish që mbanin në duar flamuj dhe pankarta në mbështetje të Palestinës kanë hyrë në restorantin para se Trump të ulej për të darkuar.

“Liri për Palestinën, mos u bëj Hitleri i kohëve tona”- ishin disa prej thirrjeve të dëgjuara në kor nga protestuesit.

Trump reagoi fillimisht me ironi duke buzëqeshur lehtë, por më pas u shfaq i shqetësuar nga fakti që protestuesit kishin arritur të hynin në restorant dhe u kërkoi truprojave të tij të ndërhynin për t’i nxjerrë jashtë. Versus.al

Poll