Ky është momenti kur 20 vjeçari Matheu Crooks është filmuar teksa qëndron i palëvizur pasi u neutralizua në momentin që qëlloi drejt ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një fjalimi që ky i fundit po mbante në Pensilvani në kuadër të fushatës elektorale.
Autori shihet në tarracën e një ndërtese dhe pozicionimi i trupit të tij korrespondon me drejtimin nga erdhën të shtënat me armë zjarri që lanë të plagosur në vesh Donald Trumpin si dhe vranë një person pjesëmarrës në tubimin elektoral.
Po ashtu dy persona të tjerë pjesëmarrës në tubim, mbetën të plagosur. Më pas forcat e sigurisë qëlluan drejt atentatorit duke e lënë të vdekur në vend. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al


