Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur sulmin më të gjatë dhe më intensiv me dron në rajonet ruse që kur presidenti Vladimir Putin refuzoi një armëpushim.
Bëhet e ditur se sulmet filluan në mbrëmjen e 20 majit dhe vazhduan pothuajse pa ndërprerje deri në sot.
Gjatë kësaj periudhe, ushtria ukrainase ka sulmuar Rusinë me mbi 750 dronë.
Ukrainian drone attack has been ongoing for over 40 hours now!
— ???????????????? ???????????? (@Newsboxpost) May 22, 2025
Drones are constantly flying towards Moscow along with other cities deep inside Russia. pic.twitter.com/gqHgxpzREV
Për shkak të sulmit, trafiku u pezullua përkohësisht në aeroportet në rajonet Vladimir, Kalushka, Kostroma, Tambov, Yaroslavl, Ivanovo dhe Samara dhe në Nizhny Novgorod, si dhe në aeroportet Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky të Moskës.
Qindra fluturime u vonuan dhe shumë pasagjerë duhej të prisnin pothuajse një ditë të tërë për nisje. Nga ana tjetër, presidenti i SHBA, Donald Trump pretendon se do të arrihet një armëpushim dhe më pas paqe e përhershme mes dy shteteve. Versus.al







