BOTA /

VIDEO/Roboti ‘rebelohet’ dhe sulmon punëtorin, ‘shpërthen’ rrjeti: Kështu fillon apokalipsi

Të dy tërhiqen me nxitim ndërsa roboti ecën përpara dhe përplaset me objektet përreth. Njëri prej punonjësve arrin të ndërhyjë në kohë, duke tërhequr vinçin dhe duke e ndaluar robotin.

Shkruar nga Versus

VIDEO/Roboti ‘rebelohet’ dhe sulmon punëtorin,

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fabrikë në Kinë, ku një robot humanoid është filmuar teksa tenton të sulmojë operatorin e tij, duke shkaktuar panik mes punonjësve dhe debat të gjerë në rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur roboti, i lidhur me një vinç të vogël për qëllime testimi, fillon të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar. Me lëvizje të fuqishme të krahëve, ai përpiqet të çlirohet, duke e shtyrë njërin nga punonjësit që ndodhej pas tij të largohet me shpejtësi.

Në skenë shfaqen dy punonjës: njëri i ulur përpara një kompjuteri dhe tjetri pas robotit.

Ngjarja ka gjeneruar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë krahasuar momentin me një “skenar distopik” të marrë nga filmat fantastiko-shkencorë. “Kështu fillon,” komentoi një përdorues në platformën X, ndërsa një tjetër shtoi me ironi: “Për fat të mirë, apokalipsi robotik ndalet me një vinç të vogël… për tani.”

 

Autoritetet kineze nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Ekspertët e sigurisë robotike po analizojnë incidentin për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për një problem të programimit. /Versus.al/

Tags:

robot kine

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: