Tragjedi në Gjermani. Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat këtë mbrëmje në Baden-Württemberg, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton agjencia gjermane e lajmeve, duke cituar burime sigurie.
Aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zwiefaltendorf, në rrethin e Biberach (Baden-Württemberg). Një zëdhënës i policisë federale në Stuttgart i tha Bild se "dy vagonë të trenit ekspres rajonal Deutsche Bahn kanë dalë nga shinat."
Edhe sipas agjencisë gjermane e lajmeve (DPA), disa persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën. Treni rajonal doli nga shinat pranë Riedlingen, pas një stuhie.
Shumë ekipe shpëtimi po punojnë në vendngjarje. Fotot e para nga vendi tregojnë vagonët e një treni të verdhë dhe të bardhë të shtrirë në një anë në një pjesë të binarit të rrethuar me pemë. Ky është një tren ekspres rajonal i Deutsche Bahn në linjën 55. Sipas informacioneve nga Spiegel, vagonët ishin duke udhëtuar nga Sigmaringen në Ulm kur dolën nga shinat në linjën me një binar pranë Zwiefaltendorf.
❗️❗️Tren de pasajeros descarrila en Alemania
— Sepa Más (@Sepa_mass) July 27, 2025
Un tren de pasajeros se descarrilló en el estado Baden-Württemberg, en el sureste de Alemania, causando la muerte de varias personas, recogen medios locales. pic.twitter.com/k5gSFEJnhz







