
Ekipet e kërkimit në Turqi kanë rikuperuar regjistruesit e zërit të kabinës dhe të dhënat e fluturimit të aksidentit tragjik që ndodhi të martën pranë Ankarasë.
???? Video footage shows the moment the Libya-bound Falcon 50 jet crashes in the Haymana area after contact is lost shortly after departing Türkiye’s Ankara Esenboga Airport
— Anadolu English (@anadoluagency) December 23, 2025
✈️ The aircraft sends an emergency landing signal before communication cuts off, with five people on board,… pic.twitter.com/VIWnKAnbsg
Në incident humbën jetën tetë persona, ndër ta kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, Muhammad Ali Ahmad al-Haddad, ndërsa delegacioni libian po kthehej nga Ankara pas një serie bisedimesh mbi bashkëpunimin ushtarak me Turqinë.

Autoritetet turke janë duke analizuar regjistruesit për të zbardhur shkakun e rrëzimit, ndërkohë që ngjarja tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe shtetet e përfshira në bashkëpunimin ushtarak rajonal.
Hetimet e detajuara pritet të japin përgjigje për misterin pas kësaj tragjedie ajrore.

