
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë sërish xhiron e rrjetit me një moment gjatë konferencës për shtyp kur nuk arriti do të kuptonte një pyetje që iu drejtua nga gazetarja franceze në Shtëpinë e Bardhë.
Gazetarja e pyeti lidhur me mundësinë që Izraeli të jetë duke sfiduar SHBA-të me zhvillimet në parlament ku u vorua për aneksimin e Bregut Perëndimor. Fillimisht Trump tha se nuk e kuptonte pyetjen e saj pavarësisht se e komplimentoi për theksin. Përsa i tajon Izraelit, Trump i tha gazetares se nuk kishte përse të shqetësohej pasi Izraeli nuk do të bënte asgjë në Bregun Perëndimor.
Pjesë nga biseda:
Trump: Mund ta ngrini zërin ju lutem?
Gazetarja: Po. Dje në Knesset në Izrael pati një votim për aneksimin e Bregut Perëndimor. A e shihni si një sfidë ndaj përpjekjeve tuaja për paqe?
Trump: A mund të përgjigjesh ti? (i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi) sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që ajo po thotë. Ku je? Nga je? Nga je? Je nga Franca. Ke një theks shumë të bukur, por nuk e kuptojmë dot çfarë po thua.
(Pam Bondi i pëshpërit diçka në vesh Trump-it)
Trump: Sa i përket Bregut Perëndimor, mos u shqetësoni për të. Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor. Mirë? Mos u shqetësoni. Versus.al
