BOTA /

VIDEO/ Turqi, plagoset në një atentat kryetari i bashkisë i qytetit Fetije! Autori i maskuar i bëri pritë pranë banesës

Sipas informacioneve nga media turke, sulmuesi mbërriti në zonën ku ndodhet shtëpia e kryetarit të bashkisë i veshur me maskë dhe hapi zjarr ndaj tij

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Turqi, plagoset në një atentat kryetari i bashkisë i

Kryetari i bashkisë së qytetit të Fethiyes në Turqi, Alim Karaca, u plagos gjatë një atentati në lagjen Akarca të provincës turke të Muglas.

Sipas informacioneve nga media turke, sulmuesi mbërriti në zonën ku ndodhet shtëpia e kryetarit të bashkisë i veshur me maskë dhe hapi zjarr ndaj tij.

Pas sulmit, ai iku dhe thuhet se u gjet në një kantier ndërtimi.

Guvernatori rajonal, Fatih Akkaya, i cili shkoi në spital për të marrë informacion në lidhje me gjendjen e Karaca-s, tha:

“Shëndeti i kryetarit tonë të bashkisë është i shkëlqyer. Nuk ka arsye për shqetësim. Mjekët tanë janë shumë kompetentë dhe ai do të shërohet pas operacionit. Përgjegjësia jonë është të sigurohemi që autori i krimit të arrestohet sa më shpejt të jetë e mundur. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në rajonin tonë”.

Versus.al

Poll