
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot përfundon mandatin në krye të shtetit. Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, Osmani detyrën ia dorëzon sot kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kuvendi në seancën e caktuar nuk arriti të zgjidhte presidentin dhe kjo solli urdhrin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Mirëpo Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dekretin e Osmanit duke u dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri. Versus.al

