
Richard Grenell, emisari i Donald Trump për misione të posaçme, ka reaguar kundrejt një deklarate të bërë nga presidentja Vjosa Osmani së fundmi. Presidentja e Kosovës tha se administrata e Donald Trumpit ka qenë më pro vendit që nga shpallja e pavarësisë.
Në postimin e bërë në rrjetin “X”, Grenell e kundërshtoi deklaratën dhe kritikoi qeverisjen aktuale në Kosovë.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë. Ajo do të thotë çfarëdo për të mbijetuar politikisht”- shkruan Grenell. Versus.al

