
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç duke folur nga Ankaraja krah homologut të tij turk, u shpreh se aleanca ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës paraqet rrezik shumë më të madh për Serbinë nga ç’duket sepse nuk është parashikuar për veprime mbrojtëse por për ato sulmuese.
I pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit kroat të mbrojtjes se “pakti tresh” nuk kërcënon askënd në rajon, Vuçiç theksoi se nuk bëhet fjalë për bashkëpunim ushtarak sikurse e ka prezantuar këtë ai ministri, por aleancë ushtarake.
Ai vuri në dukje se aleanca ushtarake nuk bëhen që të ndërtohen fabrika municionesh apo pajisjesh të tjera, pasi ky është bashkëpunim ushtarak.
“Ajo çka ne flasim, veçanërisht kur në takim janë shefat e shtabeve të përgjithshëm, ata nuk bisedojnë për blerje, armësh por për strategjinë dhe taktikat e veprimeve ushtarake dhe si të ecet në sulm, si të mbrohen, cilat janë drejtimet e mundshme ofensive e difensive. Ajo çka thonë se nuk është kërcënim, ndërsa bëhet fjalë për aleancë ushtarake dhe çdo aleancë e tillë është kërcënim që drejtohet kundër dikujt”, u shpreh Vuçiç.
“Ky është kërcënim i madh për qytetarët e Sërbisë dhe popullin sërb në tërësi. Shumë më i madh nga sa mund t’a shikojnë disa. Kam më shumë të dhëna informative dhe përditë i paralajmëroj haptazi qytetarët tanë. Këtë i kam thënë sot dhe Erdoganit, u’a them dhe të tjerëve. Me ankth të madh shikoj sesi ajo aleancë ushtarake po merr vrull të plotë, se si mbështetet Shota prishtinase si automjet luftarak, se disa do t’a blejnë të tjerët do t’a pajisin, erdhëm deri aty saqë kanë për të pasur stërvitje të përbashkëta ushtarake, analiza të armikut të supozuar”, nënvizoi ai.
Vuçiç tha se kjo aleancë ushtarake është rrezik shumë më i madh për Serbinë nga çka duket, sepse nuk është parashikuar jo për veprime defensive, por ofensive në rastin e operacioneve në lindje të Europës.
“Ne nuk do të sulmojmë askënd, që të bëjmë aleanca ushtarake jo e jo. Por po i forcojmë potencialet tona me një shpejtësi të frikshme. Në paradë nuk treguam gjithçka dhe ndërkohë kemi blerë akoma më shumë. Do të punojmë shpejt tek kjo që të mund të pengojmë potencialin e agresorit”, theksoi ai. Versus.al

