BOTA /

'X'-i i Elon Musk pëson tjetër kolaps! Rrjeti jashtë shërbimit për mijëra përdorues

Rrjeti social “X”, nën pronësinë e Elon Musk, ka pësuar një tjetër ndërprerje të madhe, duke lënë jashtë shërbimi mijëra përdorues në mbarë botën.

Shkruar nga Versus

'X'-i i Elon Musk pëson tjetër kolaps! Rrjeti jashtë

Rrjeti social “X”, nën pronësinë e Elon Musk, ka pësuar një tjetër ndërprerje të madhe, duke lënë jashtë shërbimi mijëra përdorues në mbarë botën. Sipas platformës Downdetector, mbi 25 mijë përdorues raportuan probleme rreth orës 08:00 të mëngjesit më 24 maj, kryesisht me rifreskimin e faqes kryesore.

Shkaku zyrtar i ndërprerjes ende nuk është bërë i ditur nga kompania, por incidenti vjen vetëm pak ditë pas një tjetër kolapsi masiv më 22 maj. Në atë rast, problemi u lidh me një zjarr të ndodhur në një qendër të dhënash në Hillsboro, Oregon, e marrë me qira nga kompania e Musk.

Para blerjes së rrjetit nga Musk, “X” përdorte tre qendra të mëdha të dhënash në Portland, Sacramento dhe Atlanta. Pas marrjes së drejtimit, Musk mbylli objektin në Sacramento në fund të vitit 2022 dhe transferoi afro 2,600 rafte serverash në Portland dhe Atlanta – vendim që shkaktoi edhe një ndërprerje shtatë-orëshe në atë periudhë. Më pas, qiranë e vendit në Sacramento e mori përsipër kompania Tesla.

Qendrat e të dhënave të Digital Realty në Portland shtrihen në një sipërfaqe prej 56,500 metrash katrorë dhe janë të ndara në dy njësi.

Kjo nuk është hera e parë që “X” përballet me probleme të tilla këtë vit – gjatë muajit mars, rrjeti pësoi disa ndërprerje të njëpasnjëshme. Që prej blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë në vitin 2022, rrjeti ka hasur një sërë vështirësish teknologjike që kanë ndikuar ndjeshëm në funksionimin e platformës. Versus.al

 

Tags:

elon musk x

Poll