
Janë zbuluar detaje të reja për personin e dyshuar pas të shtënave që tronditën Darkën e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar nga California, i cili po qëndronte në hotelin ku ndodhi atentati, aty ku ai kishte rezervuar paraprakisht një dhomë.
Sipas mediave amerikane, i dyshuari identifikohet si Cole Tomas Allen, me origjinë nga Torrance dhe i diplomuar në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, California Institute of Technology.
Photos posted just now by President Donald J. Trump on TruthSocial, showing Cole Thomas Allen, 31, the suspect in tonight’s shooting at the White House Correspondents’ Dinner, on the ground surrounded by law enforcement officers at the Washington Hilton. pic.twitter.com/ZJ0y2pATMd
— OSINTdefender (@sentdefender) April 26, 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se identiteti i tij do të bëhej publik shumë shpejt, ndërsa autoritetet po kryenin kontrolle në banesën e të dyshuarit. Trump e cilësoi atë si një person “të çrregullt” dhe “një vrasës në potencial që kërkonte të vriste”.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Forcat e rendit nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi arsyet e të shtënave, ndërsa hetimet vijojnë.
Policia bëri të ditur se i dyshuari ishte i armatosur rëndë në momentin e arrestimit. Në zotërim të tij u gjetën një pushkë, një pistoletë dhe disa thika, çka rrit shqetësimet për rrezikun që ai përfaqësonte.
31-vjeçari pritet të dalë përpara drejtësisë të hënën, ku do të përballet me dy akuza të rënda: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe sulm ndaj një agjenti federal me armë të rrezikshme.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij incidenti që shkaktoi panik dhe ndërprerjen e një prej eventeve më të rëndësishme në SHBA.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

