Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të tretin vit radhazi ka uruar Krishtlindjen teksa vendi i tij ndodhet në agresion nga Rusia. Në urimin e publikuar për qytetarët ukrainas ai tha se të gjithë luten që kjo gjë të mbarojë, luten për paqe dhe luftojnë për të.
Por mes rreshtash tha gjithashtu se një dëshirë të cilën ukrainasit e mendojnë privatisht është edhe që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ndërrojë jetë në mënyrë që lufta të përfundojë.
“Sot ne të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe kemi një dëshirë të përbashkët. Urojmë që ai (Putin) të vdesë. Secili prej nesh mund ta mendojë privatisht, por kur kthehemi tek Zoti, sigurisht që kërkojmë më shumë. Ne kërkojmë paqe për Ukrainën. Ne luftojmë për këtë dhe ne lutemi për këtë”- tha Zelensky në mesazhin e tij të urimit. Versus.al

