
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se armiqësitë me ushtrinë ruse po vazhdonin pavarësisht një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar Rusinë se nuk donte t'i jepte fund luftës më shumë se katërvjeçare.
"Sot, nuk pati heshtje në front, pati beteja. Ne vumë re gjithçka", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, gjatë orëve të fundit të armëpushimit.
"Gjithashtu vërejmë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Fatkeqësisht, ajo po përgatit sulme të reja", tha ai.
Today, the frontline was far from quiet – there was fighting. We have documented all of this. We can also see that Russia has no intention of ending this war, and, unfortunately, we are bracing for new attacks. But there must be peace. This is exactly what we are working for.… https://t.co/hgAh6kwBhw
— Office of the President of Ukraine (@APUkraine) May 11, 2026
"Dhe ne, për fat të keq, po përgatitemi për sulme të reja. Por paqja duhet të vijë. Pikërisht për këtë po punojmë."

