Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se nuk i pengon asnjë kandidat që kjo forcë politike mund të propozojë.
“Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ua plotësojmë nënshkrimet sa u mungojnë”, u shpreh Kurti.
Megjithatë, ai nuk dha asnjë garanci për mbështetje në votim nga grupi i tij parlamentar për kandidatin e LDK-së.
“Në kuti, votimi është i fshehtë”, shtoi ai, duke lënë të hapur qëndrimin e mazhorancës për vendimin final./Versus.al

