BOTA /

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja fiton bindshëm, i hapet rruga krijimit të qeverisë së re

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja fiton bindshëm, i hapet

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke siguruar 49.30% të totalit.

Kur pothuajse të gjitha votat e rregullta janë numëruar dhe kanë mbetur ato të diasporës, tashmë është e qartë se i është hapur rruga krijimit të qeverisë të re duke i dhënë fund ngërçit politik që zgjaste që prej muajit shkurt.

LVV e cila pritet të ketë 56 mandate në Kuvend, është pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.01 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.59 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.68 për qind. Ndërkaq Lista Serbe – e afërt me Beogradin fitoi 4.74 për qind të votave.

Më herët gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme, Kurti shpalli fitoren duke thënë se kjo është fitorja më e bindshme në historinë e Kosovës. Versus.al

Poll