BOTA /

Zgjedhjet në Kosovë, voton Vjosa Osmani: Vendi ynë ka demokracinë më të fortë në rajon

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet në Kosovë, voton Vjosa Osmani: Vendi ynë ka

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet vendore për komunat të cilat kishin kaluar në balotazh raundin e parë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 13:00 kanë votuar 13.05% e qytetarëve.

Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot. Ndërsa në raundin e balotazhit në garë janë vetëm 2 kandidatët më të votuar aty ku fitorja nuk u arrit me mbi 50%. 

Edhe presidentja, Vjosa Osmani mori pjesë në votime, teksa e cilësoi Kosovën si vendin demokracinë më të shëndetshme elektorale në rajon. 

“Shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime. Kosova e ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike”, tha Osmani. Versus.al

Poll