
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar sërish për sulmin me armë zjarri ku u tentua eleminimi i tij gjatë tubimit që po mbante në Pensilvani. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin “Trush Social”, Trump shprehet se vetëm Zoti e parandaloi një ngjarje që mund të ishte ‘e paimagjinueshme’.
"Ne nuk do të kemi frikë, por në vend të kësaj mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë Ligësisë. Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin”- u shpreh Trump ndër të tjera.
Ai shtoi se do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë.
Ky është postimi i tij i dytë që kur u qëllua dhe u plagos në mitingun e fushatës së djeshme. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al



