
Vajza e presidentit të vendit të Amerikës Latine nuk e pranon “humbjen” e babait të saj me administratën Trump për çështjen e dëbimeve.
Në një postim në rrjetin social X vajza e presidentit kolumbian Andrea Petro ka paralajmëruar se Kolumbia do të kthejë çdo amerikan që vjen në kërkim të sek*it, për çdo kolumbian të dëbuar nga toka amerikane.
“Për çdo kolumbian të dëbuar, ne do të kthejmë një gringo nga Pomblado”, shkroi 33-vjeçarja në postimin e saj me një delfin që hidhet nga deti.
Siç vë në dukje New York Post, Petro ndoshta i referohet lagjes ‘me drita të kuqe’ të qytetit Medelli, i cila mbledh turistët që udhëtojnë në Kolumbi në kërkim të sek*it.
— Andrea Petro (@andreapetro91) January 27, 2025
Fitorja e Trump
Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën, Kolumbia ka pranuar kushtet e vendosura nga Trump për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm, duke shtuar se si rrjedhojë janë pezulluar tarifat dhe saksionet e vendosura ndaj shtetit të Amerikës Latine.
“Qeveria kolumbiane ka pranuar të gjitha kushtet e Presidentit Trump, duke përfshirë pranimin e pakufizuar të të gjithë të huajve të paligjshëm nga Kolumbia, të cilët riatdhesohen nga SHBA, përfshirë ata të transportuar me avionë ushtarakë, pa kufizim apo vonesë”, tha presidenca amerikane. Tarifat dhe sanksionet do të rikthehen nëse Bogota shkel marrëveshjen, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./Versus.al








