MAGAZINË /

Dasma e Selin dhe Gimbos, gruaja e Mirit pati një koment për këngëtarin

Shkruar nga Versus

Dasma e Selin dhe Gimbos, gruaja e Mirit pati një koment për

Big Brother VIP organizoi mbrëmë dasmën e improvizuar mes Gimbos dhe Selin duke kurorëzuar dashurinë e tyre në lojën brenda shtëpisë. I ftuar ishte edhe Miri, tek i cili pati shumë vëmendje nga publiku për shkak të marrëdhënies që ka patur me Selin.  Prej javësh, rrjetet sociale dhe mediat kanë përhapur zëra për një pëlqim të mundshëm të Mirit ndaj Selinës. Gjatë dasmës, qëndrimi i tij i tërhequr, fytyra e ngrysur dhe mungesa e entuziazmit nuk kaluan pa u vënë re, duke ndezur spekulime për xhelozi dhe emocione të fshehura.

Megjithatë, në kulmin e këtyre thashethemeve, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga jashtë. Bashkëshortja e Mirit ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një postimi në InstaStory, ku ka ndarë një foto të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të shoqëruar me një dedikim të shkurtër: “Ylli i botës ti”.

Dasma e Selin dhe Gimbos, gruaja e Mirit pati një koment për
Ky postim po interpretohet si një mbështetje e fortë dhe publike për partnerin e saj në një moment delikat, por edhe si një përgjigje indirekte ndaj zërave që aludojnë për ndjenjat e tij ndaj Selinës. Me këtë gjest, ajo duket të dëshmojë se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë është e qëndrueshme dhe nuk lejon që dinamikat brenda lojës të ndikojnë në lidhjen e tyre.

Poll