AKTUALITET /

EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Dimal: Babë e bir sulmojnë fqinjët me thikë dhe kosore, plagosen tre persona

Një incident i rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një baba dhe biri i tij kanë sulmuar me mjete të mprehta tre individë pas një konflikti.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Dimal: Babë e bir sulmojnë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një baba dhe biri i tij kanë sulmuar me mjete të mprehta tre individë pas një konflikti.

Autoritetet kanë ndaluar shtetasit Bastri Xhelili, 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe Emiliano Xhelili, 24 vjeç, (babë e bir) të dy banues në fshatin Goriçan, pas akuzave për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta."

Sipas informacionit, baba dhe biri janë drejtuar në banesën e shtetasit S. XH. me thikë dhe kosore. Pas një shkëmbimi të ashpër, ata kanë plagosur me këto mjete S. XH., 49 vjeç, dhe J. XH., 24 vjeç, si dhe E. XH., 18 vjeç, një të afërm të tyre që ndodhej në vendngjarje gjatë konfliktit. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, pasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Këta shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll