BOTA /

Pas 5 muajsh ngërçi institucional, Dimal Basha zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.

Shkruar nga Versus

Pas 5 muajsh ngërçi institucional, Dimal Basha zgjidhet kryetari i

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës pas 7 muajsh ngërç institucional duke i hapur rrugë kështu konstituimit. 

Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër.

Votoi PDK-ja përveç Ganimete Musliut, Nait Hasanit dhe Fadil Demakut.

Pro votuan edhe Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Bekë Berisha e Arben Gashi.

Pas zgjedhjeve u votuan disa emra, por asnjëri prej tyre nuk kishte kaluar.

Duke nisur nga Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci. Asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota për kryetar të Kuvendit.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar i Kuvendit, Basha falënderoi deputetët për besimin e dhënë përmes votës dhe u bëri thirrje forcave politike për më shumë bashkëpunim. Ai gjithashtu iu drejtua Serbisë, duke i kërkuar të tregojë sjellje demokratike, duke theksuar se Kosova është gjithmonë e hapur për ura bashkëpunimi.

"Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, u shpreh ai ndërsa shtoi:

Shumica prej nesh dallojmë me parti por qytetarët presin që të jemi të bashkuar në objektivat tona, si zhvillimi ekonomik, forcimi i së drejtës e mbi të gjitha mbrojtja e integritetit territorial

Kush është Dimal Basha

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe aktualisht jeton në Ferizaj. Arsimin e lartë e ka kryer në “John Jay College of Criminal Justice” në Nju Jork, ku u diplomua me rezultatet më të larta në fushën e “Së Drejtës Penale Ndërkombëtare.” Po ashtu, ai ka përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me specializim në “Konflikt dhe Siguri,” në “The New School University” në Nju Jork.

Në karrierën politike, Basha ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës për dy mandate radhazi dhe tani ushtron mandatin e tretë. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare, si ai për Punë të Jashtme, për Legjislacion, për Mbikëqyrjen e AKI-së, si edhe në Komisionin për Stabilizim-Asociim./ Versus.al

Poll