
Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë edicion të rëndësishëm, u diskutua mbi rolin e sektorit të ndërtimit në transformimin e qyteteve shqiptare drejt standardeve më të gjelbra.
Në panelin e parë të forumit, CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, solli perspektivën e një prej kompanive më me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se qëndrueshmëria nuk është më një trend, por një standard që duhet të udhëheqë çdo zhvillim të ri.
“Gjithmonë e më tepër klientët sot po kërkojnë investime që ofrojnë cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri reale si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në vlerën e pronës në kohë. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm për të komunikuar qartë pse një projekt ka vlerë më të madhe në afatgjatë, nga eficenca energjetike dhe mirëmbajtja e qëndrueshme, te standardet e jetesës dhe ndikimi pozitiv në komunitet “ u shpreh ajo gjatë fjalës në panel.
Telhai nënvizoi se kompania që drejton me projektet e shumta që ka në portofol po orientojnë tregun shqiptar drejt një kulture të re investimi, ku vlera e pronës nuk matet më në metra katrorë, por në ndikimin afatgjatë që projekti sjell për komunitetin dhe mjedisin.
Gjithashtu Telhai, solli në vëmendje se BRE bën një para zgjedhje dhe para vlerësim të projekteve të portofolit të saj duke u bërë një urë lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, për të sjellë në tryezë zërin e klientëve, pritshmëritë e tyre për cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri.
“Balfin Real Estate synon ta udhëheqë tranzicionin (drejt zhvillimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë) nga njera ane duke nxitur zhvilluesit të investojnë në koncepte moderne dhe të qëndrueshme, ndërsa nga ana tjeter i udhëzojmë klientët të vlerësojnë dhe të përqafojnë këto standarde të reja jetese.”– shtoi ajo.
Në këtë kuadër, Balfin Real Estate po ofron një shembull konkret përmes projekteve të portofolit të saj si Green Coast, Vlora Marina, Belvedere Korça, Next to Vala Mar Premium etj, zhvillime që ndërthurin arkitekturën moderne me eficencën energjetike dhe respektin për mjedisin.
Këto projekte përfshijnë riciklimin e ujërave, përdorimin e materialeve ekologjike, fasada të tipit Claustra për ndriçim dhe ventilim natyral, si dhe konceptin “Passive House” që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë.
Me filozofinë “Smart. Green. Sustainable.”, Balfin Real Estate synon të udhëheqë tranzicionin e tregut vendas drejt një ndërtimi më të ndërgjegjshëm, duke promovuar projekte që krijojnë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe mjedisin.
Gjithashtu Balfin Real Estate me pjesmarrjen në panaire dhe evente të rëndësishme të real estate në botë po bën edhe një promovim të Shqipërisë krahas zyrave të pozicionuara në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër dhe SHBA, nëpërmjet të cilave po mundohet të bashkojë klientët që janë jashtë vendit me projektet më të mira të real estate që po zhvillohen në Shqipëri.
Kompania nga dita në ditë po vijon të forcojë pozicionin e saj si lider në pasuritë e paluajtshme në vend, duke dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe ai mjedisor mund të ecin paralelisht për një të ardhme më të qëndrueshme./Versus.al

 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       