EKONOMI & MJEDIS /

Do rritet çmimi i naftës pas luftës në Iran? Konfidustria: Të mos spekulohet, qeveria të marrë masa

Në deklaratën e publikuar, qeverisë i kërkohet që të mos lejojë që çmimi i karburanteve të rritet si gjatë luftës në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

Do rritet çmimi i naftës pas luftës në Iran? Konfidustria:

Konfidustria ka reaguar përsa i takon aludimeve se lufta në Gjirin Persik mund të ndikojë në ekonominë shqiptare. Duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore, Konfindustria nënvizon se duhen kontrolluar që të shmangen spekulimet për çmimin e karburanteve si në rastin e luftës në Ukrainë.

Gjithashtu i kërkohet qeverisë që të përgatisë një paketë ligjore për të ulur barrën fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve.

“Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve. Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore. Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisi një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë”- thuhet në reagimin e Konfindustrisë. Versus.al

Poll