EKONOMI & MJEDIS /

Këmbimi valutor për ditën e sotme: Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Shkruar nga Versus

Këmbimi valutor për ditën e sotme: Me sa shiten e blihen sot

Ditën e sotme, tregu valutor në vend paraqitet me luhatje të lehta për monedhat kryesore.

Dollari amerikan blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.7 lekë, duke mbetur në nivele relativisht të qëndrueshme.

Ndërkohë, Euro këmbehet me 95.1 lekë në blerje dhe 95.9 lekë në shitje. Edhe Franga zvicerane vijon trendin e saj, duke u blerë me 103 lekë dhe shitur me 104 lekë.

Sa i përket Paundit britanik, ai blihet me 108.8 lekë dhe shitet me 109.8 lekë, duke mbetur një nga monedhat më të forta në treg.

Ndërsa Dollari kanadez këmbehet me 58.7 lekë në blerje dhe 59.9 lekë në shitje.

 

Poll