
Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit të agroturizmit, Kryeministri Edi Rama ka adresuar një shqetësim në rritje në tregun e shërbimeve: strategjinë e gabuar të çmimeve të larta. Sipas kreut të qeverisë, "uria" për përfitime të menjëhershme po rrezikon seriozisht investimet milionëshe në turizëm.
Turizëm elitar, jo mbingarkesë pa vlerë
Rama theksoi se vizioni i Shqipërisë nuk duhet të jetë turizmi i masës me konsumatorë të ulët, por tërheqja e vizitorëve me potencial të lartë shpenzues. Në këtë ekuacion, agroturizmi luan një rol kyç, po aq sa prodhimi vendas, pasi duke prodhuar vetë, agroturizmet mund të mbajnë kosto dhe çmime më konkurruese.
Çmimet e arsyeshme garantojnë besnikërinë e klientit dhe jetëgjatësinë e biznesit.
Kryeministri u tregua i ashpër me ata investitorë që, pasi shpenzojnë dhjetëra miliona euro në hotele dhe struktura luksoze, vendosin çmime që "largojnë" klientelën.
"Kur hartoni menu dhe tabela çmimesh me urinë për të fituar sot edhe atë që takon nesër, ju bëheni varrmihësit e investimit tuaj," paralajmëroi Rama.
Ai kujtoi se investimet e mëdha në turizëm e kanë kthimin e kapitalit të ngadaltë, por të sigurt. Përpjekja për të shkurtuar këtë kohë përmes tarifave të kripura, sipas tij, është një vetëvrasje ekonomike që ka ndodhur tashmë në shumë pika turistike të vendit.
Patatja gjermane "pushton" tregun shqiptar, çmimet bien me 22%
Fasadat moderne si kurthe zjarri

