EKONOMI & MJEDIS /

Rama vlerësoi dje kompanitë për "rritjen e moderuar", sot çmimi i naftës shkon në 214 lekë/litër

Ditën e djeshme Rama paralajmëroi se në rast të rritjes së vazhdueshme të çmimit, do të ngrihet Bordi i Transparencës.

Shkruar nga Versus

Rama vlerësoi dje kompanitë për "rritjen e moderuar",

Vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanive të hidrokarbureve, çmimi i naftës ka pësuar një tjetër rritje duke shkuar në 214 lekë për litër nga 202 lekë që ishte 24 orë më parë.

Dje, kryeministri përgëzoi tregtuesit e hidrokarbureve duke thënë se ndryshe nga vendet e tjera ata nuk e kishin rritur çmimin e naftës në mënyrë “stratosferike” pavarësisht se Konfindustria theksoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon.

Ndërsa gjithashtu u kërkoi që të vijonin me të njëjtin ritëm duke mos abuzuar shumë me çmimin e naftës, përndryshe paralajmëroi se do të formonte sërish Bordin e Transparencës.  Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje me gati 40 lekë për litër. Para se të niste lufta, nafta tregtohej me 173 lekë për litër, çmim që u stabilizua pas një kohe të gjatë me rritje për shkak të luftës në Ukrainë. Versus.al

Poll