Shqipëria turistike shënoi një tjetër vit me rritje të numrit të vizitorëve. Gjatë 2024 vendi ynë u vizitua nga 11. 4 milionë turistë, me një rritje prej 15. 2 përqind krahasuar me një vit më parë. Këto shifra tregojnë ecuri positive, sidomos vitet e fundit ku Shqipëria ka pasur një “boom” kërkesash në strukturat akomoduese dhe hoteliere.
Por, a është gati vendi ynë për të pritur vizitorë nga e gjithë bota sipas standardeve ndërkombëtare të akomodimit por edhe gatronomisë?
Zyrtarisht janë rreth 1 mijë e 700 struktura akomoduese, të cilat janë të të pajisura me certifikatën përkatëse. Ndërsa sipas Ministrisë së Turzimit vijon puna me regjisrimin e udhërrëfyesve, që po ashtu zejnë një rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit shqiptar.
Për mediat turistët nuk kanë nguruar të tregojnë arsyet përse zgjehin që të vijnë në Shqipëri. Ndër kryesoret rendisin klimën, peisazhin, bukuritë natyrore, historinë por edhe çmimet e lira krahasuar me vendet e tjera të Europës.
Megjithatë sesi do të vijojë trendi në sezonin e dimirit mbetet të shihet pasi duke ju referuar shifrave të Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Turizmit, dhjetori nuk ka arritur të mbajë të njëjtin ritëm me muajt paraardhës: tetor apo nëntor, kur rritja ishte rreth 10 për qind, duke zbritur në 6 për qind që sërish mbetet një rritje e mirë, por më e zbehtë se vjeshta.
Këtë të Hënë, Mirela Kumbaro, bëri publike shifrat duke argumentuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.
Por, duket se ka ende punë për të bërë për turizëm gjithëvjetor.
Qeveria synon të vazhdojë zhvillimin e sektorit, duke u fokusuar në diversifikimin e ofertës dhe në promovimin e rajoneve më pak të njohura të vendit, për turistët që vijnë për here të parë por edhe për ata që duan të rikthehen. /Versus.al/
