BALFIN rikonfirmon rolin e tij si aktor rajonal dhe ndërkombëtar në EXPO REAL 2025
Së fundmi, BALFIN mori pjesë në EXPO REAL 2025, panairin më të rëndësishëm europian për pasuritë e paluajtshme dhe investimet, i zhvilluar në Mynih. Me mbi 1,700 kompani nga 34 vende dhe më shumë se 42,000 pjesëmarrës, ngjarja mblodhi udhëheqës të industrisë, investitorë dhe zhvillues për të shkëmbyer njohuri dhe për të eksploruar trendet e ardhshme në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Për BALFIN, kjo edicion përfaqësoi një hap të rëndësishëm përpara, duke u pozicionuar si një ekspozues i konsoliduar pranë disa prej aktorëve kryesorë europianë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe investimeve. Grupi prezantoi një përzgjedhje të zhvillimeve më ambicioze, përfshirë Green Coast, New Apollonia dhe Vlora Marina, duke theksuar gjithashtu projektet e lidhura me zgjerimin e tij ndërkombëtar në Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Duke reflektuar mbi përvojën, Ardiana Sokoli, Zv. Presidente e BALFIN Group për Pasuritë e Paluajtshme, shprehu: “EXPO REAL është panairi më i rëndësishëm për industrinë e pasurive të paluajtshme dhe ofron një pasqyrë të plotë mbi zhvillimet, temat, inovacionet dhe zgjidhjet në këtë sektor.”
Sokoli shtoi se praninë e BALFIN këtë vit e shfrytëzuan si një mundësi të vlefshme për të forcuar marrëdhëniet, për të krijuar partneritete të reja dhe për të nxjerrë në pah rritjen e dukshmërisë së Shqipërisë në hartën europiane të pasurive të paluajtshme: “Prania jonë prezantoi disa prej zhvillimeve më ambicioze të BALFIN Group në Shqipëri, Europë dhe Amerikën e Veriut.”
Gjatë panairit, ekipi i BALFIN u angazhua me shumë kompani dhe investitorë ndërkombëtarë, të cilët shprehën një nivel të lartë interesimi për potencialin në rritje të Shqipërisë, si në industrinë e pasurive të paluajtshme ashtu edhe në atë të turizmit. “Reagimet që morëm ishin jashtëzakonisht inkurajuese, duke rikonfirmuar se projektet tona dhe mundësitë e tregut shqiptar po njihen në arenën europiane.”

Pjesëmarrja e BALFIN në EXPO REAL konfirmoi rolin e tij në rritje brenda peizazhit europian të pasurive të paluajtshme, si një aktor i besueshëm dhe perspektivë, që kontribuon në zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Që nga koha kur nisi projektet e para të mëdha të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitin 2002, BALFIN ka evoluar në një zhvillues dhe investitor ndërkombëtar, aktiv në Ballkanin Perëndimor, disa vende të BE-së, si dhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I themeluar në 1993 në Vjenë nga Samir Mane, BALFIN Group sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
BALFIN Group vazhdon të sigurojë rritje të qëndrueshme në portofolin e tij që shtrihet në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë bankarinë, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin, energjinë dhe argëtimin. /Versus.al
