AKTUALITET /

Ishte në kërkim nga policia, kush është Ervis Cukali i arrestuar gjatë aksionit në Sarandë!

Sipas dosjes së prokurorisë, Cukali dhe një tjetër bashkëpunëtor, Arafat Manërkolli, po afroheshin me një automjet pa targa, të trafikuar dhe me numër shasie të falsifikuar.

Shkruar nga Versus

Ishte në kërkim nga policia, kush është Ervis Cukali i

Ervis Cukali, një nga personat në kërkim për një ngjarje të rëndë të vitit 2022, është arrestuar nga Policia e Sarandës mbrëmjen e së premtes, më 12 korrik, gjatë një operacioni në lagjen nr.1 të qytetit.

Cukali ishte shpallur në kërkim pasi më 28 gusht 2022 u implikua në një rast të rëndë në fshatin Vajkan të Fierit, ku u kap 21 kilogramë e 265 gram eksploziv. Në atë ngjarje, Albi Mecini u arrestua në flagrancë pranë një sasie të madhe lënde plasëse, të lënë në një rrugë dytësore pranë qendrës “Viva”, në hyrje të Fierit.

Sipas dosjes së prokurorisë, Cukali dhe një tjetër bashkëpunëtor, Arafat Manërkolli, po afroheshin me një automjet pa targa, të trafikuar dhe me numër shasie të falsifikuar. Brenda mjetit u gjetën edhe tre bidona me benzinë, duke forcuar dyshimet se ata po përgatiteshin për një atentat të mundshëm.

Të tre të dyshuarit – Mecini, Cukali dhe Manërkolli – u çuan për gjykim më 7 dhjetor 2024. Sipas prokurorisë, janë persona me precedentë penalë dhe të përfshirë në ngjarje serioze kriminale.

Gjatë aksionit në Sarandë ranë në pranga:

Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Pistoleta, municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll