Vlorë- Forca të shumta policie rrethuan sot zonën e Ujit të Ftohtë. Forcat speciale RENEA zbarkuan në qytetin bregdetar me disa furgonë dhe dhjetëra efektivë.
Deri tani nuk ka informacion se çfarë po ndodh, por burime paraprake bëjnë me dije se në shënjestër është një grup kriminal që vepron në qytetin bregdetar.
Në kuadër të masave të ndërmarra, është bllokuar rruga e sipërme e zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri. Versus.al

