MAGAZINË /

VIDEO/ “Po ngrij”, tifozin anglez e zë gjumi në stadium pas fitores me Serbinë! Zgjohet në orën 5 të mëngjesit

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Po ngrij”, tifozin anglez e zë gjumi në stadium
Tifozë anglezë

Kombëtarja e Anglisë arriti të fitonte m rezultat minimal 1-0 në ndeshjen përballë Serbisë gjatë debutimit të bërë në “Euro 2024”.

Por siç edhe njihen për ngjarje të pazakonta, nuk mund të mungonte diçka e ngjashme nga tifozët anglezë. Njërin prej tyre, e ka zënë gjumi në stadium si pasojë e gëzimit pas fitores së ndeshjes me serbët.

Ai nuk ka humbur rastin që ta publikojë këtë moment edhe në rrjetet sociale duke u bërë viral me reagimin e tij pasi u zgjua në stadiumin “Veltins Arena” i cili është i gjithi bosh.

“Sapo u zgjova. Është ora 5 e mëngjesit. Po ngrij”- shprehet ai në videon e publikuar. Versus.al

Tags:

euro 2024

Poll