POLITIKË /

"Himara Invest" si biznes privat dhe shqetësimi për sigurinë e pronave, plani i Vangjel Tavos dhe heshtja e bashkisë

Shkruar nga Versus
"Himara Invest" si biznes privat dhe shqetësimi për
Vangjel Tavo, dokumenti i krijimit të "Himara Invest"

Siç ishte paralajmëruar më herët, pas propozimit të kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, më 23 janar këshilli bashkiak miratoi ngritjen e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k, entitet i pavarur që do të administrojë pronat e bashkisë si subjekt privat.

"Himara Invest" si biznes privat dhe shqetësimi për

Kjo çështje ka interes të madh publik për shkak se bregdeti i Himarës dhe fshatrat përreth cilësohen si zonat me vlerën më të lartë turistike në Shqipëri.  Megjithatë, mungesa e transparencës nga ana e bashkisë ka ngritur shqetësime.

Më herët, këshilltarët bashkiakë të PD e kishin kundërshtuar këtë propozim duke e cilësuar si “strukturë që funksionon si biznes privat”. Kjo mënyrë veprimi do të shmangte rezistencën e subjekteve që i kanë aktualisht këto prona me qira, pasi në praktikë do të ishte vetë bashkia ajo që i rimerr.

Versus.al iu drejtua bashkisë së Himarës për të marrë më shumë informacion lidhur me “Himara Invest”, domosdoshmërinë e saj dhe nëse ka prona të caktuara që janë marrë në administrim, por nuk morëm asnjë përgjigjie deri në publikimin e këtij artikulli.

Në kushtet kur Himara njihet si zonë problematike sa i takon pronave, ky entitet i pavarur vetëm sa ka shtuar paqartësinë mes banorëve pasi nuk ka asnjë sqarim se kush do ta mbikëqyrë dhe kush do të garantojë për sigurinë e pronave të himariotëve duke qenë se bashkia ‘del jashtë loje’. Versus.al

Poll