MAGAZINË /

Trondit Johnny Depp: Gruaja më dhunonte ndërsa shokët më 'tradhtuan'

Me dy fëmijë nga marrëdhënia me këngëtaren Vanessa Paradis, Depp e ka përmendur shpesh traumën e fëmijërisë edhe gjatë padisë për shpifje në vitin 2022 ndaj Amber Heard, e cila e kishte akuzuar atë për dhunë – akuza që ai i mohoi kategorikisht. Konflikti me Heard e dëmtoi rëndë imazhin e tij publik dhe solli pasoja profesionale.

Shkruar nga Versus

 

Trondit Johnny Depp: Gruaja më dhunonte ndërsa shokët më

Jeta e Johnny Depp ka qenë gjithçka përveçse e lehtë, me një fëmijëri të dhunshme dhe një distancim të dukshëm nga Hollywood-i, veçanërisht pas betejës së ashpër ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard. Në një intervistë për The Telegraph, aktori 62-vjeçar foli për nënën e tij, Betty Sue Palmer, e cila ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare. Ai e përshkroi atë si një figurë të dhunshme dhe të paparashikueshme, duke kujtuar se ajo e godiste me ç’të kishte në dorë – shkop, këpucë, tavëll duhani apo edhe telefon.

Megjithatë, Depp shprehu një reflektim të thellë: “E falënderoj për këtë. Ajo më mësoi si të mos i rris fëmijët e mi. Të bëj të kundërtën e asaj që ajo bëri me mua.”

Me dy fëmijë nga marrëdhënia me këngëtaren Vanessa Paradis, Depp e ka përmendur shpesh traumën e fëmijërisë edhe gjatë padisë për shpifje në vitin 2022 ndaj Amber Heard, e cila e kishte akuzuar atë për dhunë – akuza që ai i mohoi kategorikisht. Konflikti me Heard e dëmtoi rëndë imazhin e tij publik dhe solli pasoja profesionale. Ai u shkarkua nga roli në “Fantastic Beasts” dhe u zëvendësua nga Mads Mikkelsen. Aktori kujton momentin kur iu kërkua të largohej nga projekti: “Ndërsa po bëja filmin, ata më thanë: ‘Duam që të largohesh.’ Por ajo që ata donin vërtet, ishte që unë të hiqja dorë nga aktrimi.”

Përveç dëmit profesional, Depp tregoi edhe për ndjenjën e thellë të vetmisë që ndjeu gjatë kohës së krizës, duke zbuluar se tre nga miqtë e tij më të afërt e braktisën: “Më dhemb më shumë që tre persona që ishin në festat e fëmijëve të mi dhe i hidhnin në ajër, më tradhtuan. E kuptoj pse, sepse gjëja më e frikshme për ta ishte të bënin gjënë e duhur.” Ndër ta ishte edhe menaxherja e tij prej 30 vitesh, Tracy Jacobs, e cila u shkarkua në vitin 2016 dhe më pas dëshmoi kundër tij, duke deklaruar se studios kinematografike nuk donin të punonin me të për shkak të sjelljes së tij në xhirime.

Sot, pavarësisht plagëve të së kaluarës dhe humbjeve personale e profesionale, Johnny Depp thotë se vazhdon të luftojë – për veten, për artin dhe për të ruajtur identitetin e tij përtej paragjykimeve. /Versus.al

Poll