AKTUALITET /

Çështja Balluku, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 26 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Shkruar nga Versus

Çështja Balluku, ja kur do të mblidhet Këshilli i

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 28 janar 2026 për të vijuar shqyrtimin procedural të çështjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja është thirrur me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, dhe do të zhvillohet në orën 12:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite është kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, përmes zëvendësimit të masës së sigurimit.

Shqyrtimi do të bëhet në përputhje me procedurat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ndërsa vendimmarrja përfundimtare i takon seancës plenare./Versus.al

 

 

Poll