Live Updates /

“36.7 mln euro të konfiskuara”, Dumani në KLP: SPAK përballet me sulme, janë ulur referimet nga institucionet publike

*Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë e SPAK lidhur me vitin 2024. *Në hyrje të raportit bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë konfiskuar asete me vlerë 36.7 milionë euro. Teksa tha se denoncimet e publikuar janë rritur, Dumani tha se e kundërta ka ndodhur me referimet nga institucionet publike. *Hetimet për zyrtarët e lartë u rritën gjatë vitit 2024, ndërsa sipas kreut të SPAK, problematikat janë të shumta. Mes tyre sulmet ndaj prokurorëve të posaçëm, mungesa e marrëveshjes së ekstradimeve me Emiratet e Bashkuara si dhe statusi i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar. *Sa i takon krimeve zgjedhore, Altin Dumani raportoi se prokurorët e posaçëm janë në terren që prej 11 prillit dhe se ka patur denoncime konkrete nga qytetarët në platformën online.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë e SPAK lidhur me vitin 2024. *Në hyrje të raportit bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë konfiskuar asete me vlerë 36.7 milionë euro. Teksa tha se denoncimet e publikuar janë rritur, Dumani tha se e kundërta ka ndodhur me referimet nga institucionet publike. *Hetimet për zyrtarët e lartë u rritën gjatë vitit 2024, ndërsa sipas kreut të SPAK, problematikat janë të shumta. Mes tyre sulmet ndaj prokurorëve të posaçëm, mungesa e marrëveshjes së ekstradimeve me Emiratet e Bashkuara si dhe statusi i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar. *Sa i takon krimeve zgjedhore, Altin Dumani raportoi se prokurorët e posaçëm janë në terren që prej 11 prillit dhe se ka patur denoncime konkrete nga qytetarët në platformën online.

4 Postime
2 JAVE ME PARE

“Nga 11 prilli jemi në terren”, Dumani për krimet zgjedhore: Kemi patur denoncime konkrete

“36.7 mln euro të konfiskuara”, Dumani në KLP: SPAK

Teksa foli për masat e ndërmarra për parandalimin dhe dënimin e krimeve zgjedhore, kreu i SPAK Altin Dumani bëri me dije se që prej 11 prillit prokurorët e SPAK janë në terren.

Sa i takon faqes së ngritur nga SPAK për denoncimin e krimeve zgjedhore, Dumani tha se kishte patur raportime për raste konkrete të cilat po vlerësohen nga grupi i punës i ngritur posaçërisht për këto raste.

“Masa më e rëndësishme është ajo e grupit hetimor në terren, duke filluar nga data 11 prill kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve. Atje janë në komunikim të përditshëm me policinë me qëllim marrjen dhe vlerësimin e informacionit në kohë reale. Gjithashtu kemi krijuar një model denoncimi nga publiku ku kemi patur raportime për raste konkrete dhe vlerësohen nga një grup pune i ngritur në SPAK”- u shpreh Dumani.

Sot pati njoftim për arrestimin e një 38 vjeçari i cili premtonte shuma parash deri në 500 euro në këmbim të votës për PD. Versus.al

2 JAVE ME PARE

“Të bëhen ndryshime kushtetuese”, Dumani: Prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësi rikandidimi

“36.7 mln euro të konfiskuara”, Dumani në KLP: SPAK

Altin Dumani si kryetar i Prokurorisë së Posaçme, ka kërkuar që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësi rikandidimi edhe për një mandat 9 vjeçar dhe jo që të shkojnë si prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Gjatë raportimit para KLP, Dumani argumentoi se duhet të shihet me vëmendje statusi i prokurorëve pasi u përfundon mandati në SPAK.

“Çështjet kaq të ndjeshme sicc eshtë statusi, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Nuk kam propozuar ndonje ndryshim pa u konsultuar me të fnjthë prokurorët dhe kemi vendosur të shkojmë me një vendim unanim. Ne kemi propozuar që prokurori mos të emërohet automatikisht pa garë. Të behen ndryshime kushtetuese dhe tu jepet mundesia prokurorëve qe të rikandidojnë së bashku me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm qe duan të behen pjesë e SPAK. Ka dhe prokurorë që nuk duan te vazhdojmë më, por tu jepet mundesia e rikandidimit. Të kenë te drejtën dhe më pas vendos Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Unë jam për variantin e parë, te ghkthe ne jo vetem une që në fund te mandatit 9 vjecar ti jepet mundesia të rikandidojnë në SPAK dhe jo për variantin tjetër që te shkojnë prokuror në prokurorinë e Apelit”- u shpreh kreu i SPAK. Versus.al

2 JAVE ME PARE

“Sulme dhe presion ndaj SPAK”, Dumani rendit problematikat: Administrata publike nuk denoncon

“36.7 mln euro të konfiskuara”, Dumani në KLP: SPAK

Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit të tij para KLP renditi disa prej problematikave që shoqërojnë punën e SPAK, duke përmendur presionin publik ndaj prokurorëve si dhe mungesën e referimeve në SPAK nga ana e institucioneve publike.

Disa prej problematikave të renditura nga Dumani:

1. Presioni ndaj instutuiconit, mes sulmeve dhe debatit

2. ⁠Statusi i prokuroteve pas perfundimit

3. ⁠Mungesa e këshilltareve ligjore

4. ⁠Numri i referimeve nga institucionet publike

5. ⁠Përfundimi i ngritjes se administrimit te ceshtjeve

6. ⁠Krijimi i njesise analizes sipas një modeli bashkohor

7. ⁠Statusi i specialistëve që trajtohen si nënpunës civilë 

8. ⁠Mungesa e kompetencës nga të huajt për subjektet shqiptare

9. ⁠Çështja e mos-ekstradimit nga Dubai.

2 JAVE ME PARE

“Përdorin skema të sofistikuara korrupsioni”, Dumani: SPAK ka rritur hetimet për zyrtarët e lartë

“36.7 mln euro të konfiskuara”, Dumani në KLP: SPAK

Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka raportuar para KLP rezultatet e arritura nga institucioni që drejton gjatë vitit 2024. Të pranishëm gjatë këtij raportimi ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA.

Dumani tha se vihet re një rritje e kallëzimeve të bëra nga qytetarët për shkak të rritjes së besueshmërisë ndaj këtij institucioni. Ndërsa theksoi faktin se ka pasur më shumë hetime të përfunduara krahasuar me vitet e kaluara si dhe nisjen e procedimeve penale ndaj më shumë zyrtarëve publike.

“Pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur gjatë 2024-ës nuk e kemi ndalur punën duke shënuar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Motivi i përditshëm për punën tonë ka qenë besimi i qytetarëve. Hetimet e kallëzuara nga qytetarët zënë 37% të totalit krahasuar me vitin 2023 duke u rritur me 36%

Një rritje prej 35% vërehet me hetimet e përfunduara në vitin 2023. Gjatë vitit 2024 janë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë dhe për 2 prej tyre janë regjistruar procedime penale. Në vitin 2024 janë 0 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë”- deklaroi Dumani.

Më tej ai tha se gjatë vitit të kaluar është vënë re se korrupsioni nga ana e zyrtarëve të lartë bëhet nëpërmjet skemave të sofistikuara si dhe vuri në dukje faktin e rënies së kallëzimeve nga policia e shtetit.

“Hetimet e vitit 2024 tregojnë se korrupsioni i zyrtarët e lartë zhvillohet përmes skemave të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave që rrisin nivelin e rrezikut.  Gjatë vitit 2024 konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime. Vihet re rënie e hetimeve të filluara me kallëzime nga policia e shtetit nga 65 në vitin 2023 në 30 në vitin 2024”- shtoi kreu i SPAK. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: