Live Updates /

"Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama: Vendimet tona, sovrane! S'ka prokuror e gjykatës që i diskuton! Më 23 shkurt mblidhet Këshilli i Mandateve

*Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dorëzoi sot në Kuvend nismën sa i takon ndryshimeve ligjore që lidhen me ndalimin e pezullimit me vendim gjykate të kryeministrit apo ministrave të kabinetit qeveritar. *Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka gjykatë që mund të pezullojë një anëtar qeverie që vjen nga vullneti i sovranit. Sipas tij vendime të tilla veçse dëmtojnë punën e qeverisë dhe paralizojnë punën e institucionit përkatës. *Sa i takon zv.kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku kryeministri bëri me dije se ajo ia kishte dorëzuar dorëheqjen 3 herë, por kishte qenë ai që nuk e kishte pranuar me arsyetimin se nuk e gjykonte se ishin përmbushur kushtet për diçka të tillë. Ndërkohë pas mbledhjes u konfirmua se më 23 shkurt do të mblidhet këshilli i mandateve për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. *Kritika pati edhe për masat ndaj punonjësve të administratës. Rama tha se ata po përdoren si “mish për top” nga prokurorët e rretheve që duan të pasurojnë CV-të për të kandiduar në SPAK.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dorëzoi sot në Kuvend nismën sa i takon ndryshimeve ligjore që lidhen me ndalimin e pezullimit me vendim gjykate të kryeministrit apo ministrave të kabinetit qeveritar. *Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka gjykatë që mund të pezullojë një anëtar qeverie që vjen nga vullneti i sovranit. Sipas tij vendime të tilla veçse dëmtojnë punën e qeverisë dhe paralizojnë punën e institucionit përkatës. *Sa i takon zv.kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku kryeministri bëri me dije se ajo ia kishte dorëzuar dorëheqjen 3 herë, por kishte qenë ai që nuk e kishte pranuar me arsyetimin se nuk e gjykonte se ishin përmbushur kushtet për diçka të tillë. Ndërkohë pas mbledhjes u konfirmua se më 23 shkurt do të mblidhet këshilli i mandateve për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. *Kritika pati edhe për masat ndaj punonjësve të administratës. Rama tha se ata po përdoren si “mish për top” nga prokurorët e rretheve që duan të pasurojnë CV-të për të kandiduar në SPAK.

5 Postime
3 ORE ME PARE

"Punonjësit e administratës s'janë mish për top", Rama: Po u shkojnë fletë arrestet si ftesa dasmash

"Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama: Vendimet

Mes kritikave që pati përsa i takon veprimeve të prokurorëve e gjykatësve, kreu i qeverisë përmendi edhe një çështje e cila sipas tij po kthehet në praktikë të prokurorive të rretheve sa i takon masave të sigurisë ndaj punonjësve të administratës.

Ai tha se prokurorët e rretheve po i përdorin punonjësit e administratës për të pasuruar CV-të që më pas të kandidojnë për prokurorë në SPAK.

“Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt. Punonjësit e administratës nuk janë shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në e tyre që të paraqiten nesër si kandidatë të ardhshëm për prokurorinë speciale. Është bërë e papranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletë arresti që shpërndahen si të ishin ftesa për dasmë”- tha Rama.

Më tej mori rastin e një punonjëse të administratës duke kritikuar faktin se ndaj saj ishte lëshuar fletë arresti në kushtet kur ka probleme shëndetësore dhe një fëmijë 2 vjeçar.

“Një punonjëse e administratës model që ka 5 vjet që lufton me kancerin që është me një fëmijë 2 muajsh, nuk mund të arrestohet pa patur asnjë lidhje vetëm sepse institucioni prezumohet se ka një lidhje me temën. Çfarë janë këto, ku jemi ne këtu?”- shtoi kryeministri. Versus.al

4 ORE ME PARE

“Balluku më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”, Rama: S’e kam pranuar, vendos unë jo prokurori dhe gjyqi popullor

"Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama: Vendimet

Zv.kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama 3 herë dorëheqjen. Këtë e tha vetë kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar duke bërë me dije se nuk e kishte pranuar këtë akt me arsyetimin se nuk mund të lejonte një pushtet tjetër të ndërhynte në territorin e ekzekutivit.

Rama tha se nëse do të vijohet me këtë logjikë, atëherë do të hapej një rrugë që do të dëmtonte kapacitetin e shumicës për të qeverisur.

“Të jemi të qartë bashkë, Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, i kam atje në dosje. Në të treja herët jam unë që e kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën preisonin e një fuqie që ka dalë nga territori vetë dhe është futur në territorin e qeverisë, nuk ka. I jam falenderues për faktin se ka vazhduar ta marrë atë baltë në fytyrë deri kur të plotësohen kushtet dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi, as media as gjyqi popullor. Nëse do hynim në këtë logjikë atëherë do hynim në një rrugë historie që do dëmtonte seriozisht kapacitetin e qeverisë për të qeverisur. Kujt më tregon Gjermaninë apo Danimarkën i them këtë, jemi në kushte të ndryshme, në Shqipëri jemi në fazë revolucionare”- deklaroi Rama. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

Pr/ligji i PS, Rama: Refuzojmë pezullimin! Askush të mos mendojë se mund të godasë qeverinë

"Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama: Vendimet

Kryeministri Edi Rama tha se projektligji që PS do të dorëzojë në Kuvend ka si qëllim vendosjen e një kufiri për mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv. Teksa nënvizoi se nuk do të pranojë pezullimin e ministrave, Rama shtoi se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë mundësinë për të goditur qeverinë.

“Thënë të gjitha këto, kjo nismë thjesht dhe vetëm adreson boshllëkun vendor të shoqërisë tonë po të doni që lidhet me faktin se për shkak se fryma e kushtetutës dhe orientimet themelore nuk mjaftojnë, praktikat e të gjitha vendeve të cilave përpiqemi t’u ngjajmë, nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha interpretimet funksion me funksion. Kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë ndryshim. Kush e lidh këtë me rastin konkret, bën gabim të madh. Pezullimi është i papranueshëm dhe për këtë arsye do merremi me pezullimin për ta refuzuar ndërhyrjen në territorin tonë. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse”- tha Rama. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

“Skandaloz pezullimi i një ministri”, Rama: Debat absurd, pengon punën e institucionit

"Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama: Vendimet

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS ku e konsideroi “skandaloz” vendimin e gjykatës për të pezulluar një ministër në detyrë. Sipas tij, një masë e tillë nuk duhet lejuar më sepse bllokon të gjithë punën e institucionit.

Ai tha se nuk ka asnjë rast në Evropë ku gjykata të pezullojë një ministër nga detyra, ndërsa vijoi të komentonte duke e quajtur këtë një “debat absurd”.

“Ajo që e bën skandaloz pezullimin nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa filluar akoma as gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cënon personin i cili prezumohet se është në process hetimi, por funksionin. Të gjitha ato funksione që solli në vëmendjen tuaj Manja, janë funksione të cilat nuk ushtrohen dot pa personin. Në momentin kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë, por pezullohet puna e një institucioni.

Mjafton të sjell këtu një nga momentet që pasojmë që ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në qeveri sepse nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues i vullnetit kushtetues. Kaq duhet të mjaftonte për të mos e vazhduar këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gur në lumë. Nuk mjaftoi fakti që nuk ka asnjë rast në Evropë ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një gjyqtar dhe prokuror”- deklaroi kreu i qeverisë. Versus.al

4 ORE ME PARE

Projektligji i PS në Kuvend, Manja e shpjegon: Nuk mund të pezullohen më kryeministri apo ministrat

"Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama: Vendimet
Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS ka sqaruar projektligjin që socialistët dorëzojnë sot në Kuvend për të mos lejuar më pezullimin e kryeministrit apo të ministrave nga detyra e tyre.

Sipas Manjës, 7 subjektet ndaj të cilëve nuk do lejohet pezullimi, nuk ndalohet hetimi i tyre. por shtoi se ky ndryshim respekton balancën institucionale duke mos lejuar gjyqësorin të ndërhyjë tek ekzekutivi pavarësisht veprave penale që mund të ketë kryer ndonjë anëtar i këshillit të ministrave.

“Ne propozojmë që në pikën dy të shtohet rrethi I subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin e republikës, avokatin e popullit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e GJK dhe kryetarin e KLSH. Pra nga 3 subjekte shtohen edhe 7 subjekte të tjera. Jemi referuar strikt kushtetutës së Republikës. Janë institucione që burojnë drejtëpërsëdrejti nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore, janë themelet e shtetit demokratik në Shqipëri. Qëllimi është garantimi i funksionimit normal dhe pandërprerë të institucioneve më të larta të shtetit. Ky ndryshim nuk synon të garantojë paprekshmëri personale, por të  vendosë balancë mes pushteteve”- deklaroi Manja. Versus.al

 

Poll