Live Updates /

''BE si spital me 27 doktorë'', Rama në Londër: Politikanët britanikë që flasin për shqiptarët, ta mbyllin atë dreq goje

*Kryeministri Edi Rama është treguar i papërmbajtur gjatë një paneli të organizuar sot në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, samit që do të mbahet nesër. *Teksa një prej temave kryesore të panelit ishte edhe emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë me varka drejt Britanisë, Rama u përgjigj ashpër duke thënë se politikanët britanikë duhet ta mbyllin gojën kur flasin për shqiptarët, duke argumentuar se ata po i japin shumë shoqërisë britanike. *Pavarësisht se nuk iu përgjigj konkretisht për shkaqet që po i shtyjnë shqiptarët të largohen gjithmonë e më shumë, Rama u mjaftua duke përmendur emra të politikanëve britanikë, mes të cilëve ish-ministren Suela Braverman, duke theksuar se kushdo që ‘’mallkohet’’ nga shqiptarët ‘’zhduket’’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama është treguar i papërmbajtur gjatë një paneli të organizuar sot në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, samit që do të mbahet nesër. *Teksa një prej temave kryesore të panelit ishte edhe emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë me varka drejt Britanisë, Rama u përgjigj ashpër duke thënë se politikanët britanikë duhet ta mbyllin gojën kur flasin për shqiptarët, duke argumentuar se ata po i japin shumë shoqërisë britanike. *Pavarësisht se nuk iu përgjigj konkretisht për shkaqet që po i shtyjnë shqiptarët të largohen gjithmonë e më shumë, Rama u mjaftua duke përmendur emra të politikanëve britanikë, mes të cilëve ish-ministren Suela Braverman, duke theksuar se kushdo që ‘’mallkohet’’ nga shqiptarët ‘’zhduket’’.

3 Postime
3 ORE ME PARE

Rama reagon ashpër në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

''BE si spital me 27 doktorë'', Rama në

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj politikanëve britanikë, duke u kërkuar atyre “të mbyllin gojën” kur flasin për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe sot është ambasador. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira”, tha Rama në fjalën e tij në në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian.

“Sepse shqiptarët po punojnë fort dhe janë krenar që janë pjesë e këtij komuniteti. Kështu që kushdo që i prek duhet të ta mbyllë atë dreq goje'. 

3 ORE ME PARE

Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

''BE si spital me 27 doktorë'', Rama në

Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian.

Në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur.

“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë veshë që na dëgjuan për të pasur planin e rritjes dhe para shtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është pak ndryshe.

Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit”, tha Rama.

3 ORE ME PARE

Rama në Londër: BE është si një spital me 28 doktorë! Thumbon ish-sekretaren britanike: Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh

''BE si spital me 27 doktorë'', Rama në

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e organizuar nga Chatham House në Londër, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat, duke e krahasuar Bashkimin Europian me një “spital me 27 doktorë”, ndërsa shtoi me humor se “njëri prej tyre u çmend”, duke iu referuar daljes së Britanisë nga BE.

'Procesi është teknik nga një anë dhe politik nga ana tjetër. Një gjë është e qartë, s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektin teknik.
Europa është një spital me 28 doktorë, ishin 28 por njëri u çmend.

Disa nga këta doktorë nuk na mbështesin, ndërsa tani na thonë jeni pararendës dhe pararojë. U them të mos e thonë shpesh sepse kjo nxit xhelozi në rajon.
Problemi për britanikët nuk janë shqiptarët, u përdorën si kokë turku për largimin nga BE. Më kujtohet Suella Braverman me deklaratat për emigrantët e paligjshëm, ku është tani ajo? Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh' u shpreh kryeministri Rama. /Versus.al

Poll