Çfarë do të gjeni në brendësi
*sh-kryeministri dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, ka vendosur që drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike t’ia besojë Gazment Bardhit *Pas votimit për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku Gazment Bardhi u rizgjodh në krye, Bujar Leskaj rezultoi i vetmi që votoi kundër uke e cilësuar gabim të rëndë të Berishës *Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti janë emëruar nënkryetarë të grupit, ndërsa Elda Hoti do të mbajë detyrën e sekretares dhe Ledina Alolli atë të zëdhënëses. Deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit
Berisha emëron Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD-së, Këlliçi dhe Alizoti marrin poste të reja

Në mbledhjen e sotme, lideri i opozitës Sali Berisha shpalli përbërjen e re të Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke konfirmuar Gazment Bardhin në krye.
Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti janë emëruar nënkryetarë të grupit, ndërsa Elda Hoti do të mbajë detyrën e sekretares dhe Ledina Alolli atë të zëdhënëses. Deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit.
“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira dhe me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Sot konstituojmë grupin dhe nesër e pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re,” tha Berisha.
Kryesia e re pritet të ketë rol kyç në organizimin e punës së grupit dhe përfaqësimin e opozitës në komisionet parlamentare./ Versus.al
Rizgjedhja e Bardhit në krye të grupit parlamentar, Leskaj kundër: Berisha gaboi rëndë

Pas votimit për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku Gazment Bardhi u rizgjodh në krye, Bujar Leskaj rezultoi i vetmi që votoi kundër. Në një prononcim për gazetarët, ai sqaroi shkurt qëndrimin e tij:
Leskaj: Votën kundër do ta shpjegoj në mbledhjen e radhës të grupit. Votova kundër kryetarit të grupit.
Gazetarët: Nuk e ka bërë detyrën?
Leskaj: Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë.
Gazetarët: A është kjo rruga e ndarjes me PD?
Leskaj: Jo, përse do ndahem?
Gazetarët: Do i bindeni urdhrave të Bardhit?
Leskaj: Unë i bindem urdhrave të demokratëve.
Gjithashtu Leskaj votoi kundër dhe kandidaturës së Agron Gjekmarkaj si nënkryetar i Kuvendit./ Versus.al
Berisha rikonfirmon Bardhin kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së, kundërshti gjatë mbledhjes
Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, ka vendosur që drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike t’ia besojë Gazment Bardhit.
Ky vendim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, ndërsa PD po përgatitet për sesionin e ri parlamentar dhe për sfidat politike që e presin në Kuvend. Ndërkohë sekretare e grupit parlamentar është caktuar Elda Hoti. Ndërsa nënkryetarë të grupit ka caktuar Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin.
Përsa i takon të drejtës së PD për postin e nënkryetarit të Kuvendit, Berisha ka propozuar deputetin Agron Gjekmarkaj.
Bujar Leskaj është shprehur kundër propozimit të Berishës për Bardhin në krye të grupit parlamentar duke e konsideruar një gabim të rëndë. Versus.al







