Live Updates /

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

10 Postime
11 ORE ME PARE

Salianji i shkoi në protestë, Berisha vendoset në “siklet”: Është i mirëpritur!

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Gjatë fjalës me gazetarët në Selinë Blu, pas përfundimit të protestës kombëtare, Sali Berisha u pyet për Ervin Salianjin i cili ishte i pranishëm në protestë.

Kreu i PD-së, u përgjigj me diplomaci duke thënë se çdo njeri ishte i mirëpritur, përfshirë këtu Ervin Salianjin.

“Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur. Nuk është protesta monopol i Sali Berishës, protesta është vullnet i të gjithë qytetarëve që ndjejnë që do protestojnë”, tha Berisha, teksa nuk shpjegoi nëse do të rregullonte mosmarrëveshjet me Salianjin i cili ka organizuar takime në disa qytete duke sfiduar hapur kreun e demokratëve.

Berisha deklaroi se opozita do të vijojë “luftën” me qeverinë e Ramës deri në dorëheqjen e këtij të fundit.

“Për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë dhe familjen. Ne jemi të pamposhtur”, tha Berisha./Versus.al

12 ORE ME PARE

Iku Berisha, rikthehet Adriatik Lapaj para kryeministrisë: Jeni mësuar me rrugaçëri jo me njerëz të ligjit

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Adriatik Lapaj është rikthyer sërish para sheshit të kryeministrisë, ku qëndron me mbështetësit e tij në shenjë proteste kundër kryeministrit Edi Rama. Mbrëmjen e sotme, Partia Demokratike organizoi protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kësaj kohe Adriatik Lapaj u largua për tu rikthyer sërish në vendin e protestës së tij.

Lapaj replikoi me punonjësit e policisë, duke u thënë: “mua ma hoqët foninë dhe nuk më lejuat të flisja, ndërsa këtyre të PD-së ua latë. Jeni mësuar me rrugacëri jo me njerëz të ligjit”.

Pas këtyre fjalëve Lapaj dhe mbështetësit e tij u ulën në karrige për të qëndruar gjatë natës aty./Versus.al

12 ORE ME PARE

“Protesta e sotme ishte mesazhi i parë për Ramën”, Berisha: Kryeministri nuk duhet të qëndrojë më në pushtet

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

“Edi Rama nuk duhet të qëndrojë në pushtet, të ikë një minutë e më parë. Në do t’ju njoftojmë për çdo hap tjetër që do tw ndiqet pas kësaj proteste. Ky ishte një mesazh i fuqishëm, një protestë historike”.

Këto ishin fjalët që tha kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Seli Blu pas përfundimit të protestës.

Kreu i demokratëve deklaroi se do të njoftojë për hapat e mëtejshëm për protesta.

Berisha përmendi dosjen e SPAK  për AKSH-in, duke cituar se aty gjenden mesazhe dhe fotografi me të gjithë ministrat dhe ka prova që tregojnë se si vidhet paratë përmes tenderave.

“Kishte disa mesazhe aty që tregonin se si vidheshin paratë dhe më pas shndërroheshin në propagandë kundër jush dhe popullit opozitar. Ka edhe fotografi aty, por i kishin hequr, se janë me ministrat, kishin lënë vetëm atë Mirlindën, por ajo është viktimë”, tregoi Berisha.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha theksoi se protesta e sotme ishte vetëm mesazhi i parë për Edi Ramën, duke nënkuptuar se do të ketë tubime të tjera kundër qeverisë.

“Ky ishte mesazhi i parë drejt fitores, ne do e vazhdojmë betejën tonë, me guxim dhe vendosmëri të pakthyeshme. Fitore, fitore, fitore”, tha Berisha./Versus.al

 

13 ORE ME PARE

VIDEO+FOTO/ Moment dramatik, protestuesit i shpërthen molotovi te këmbët, përfshihet nga flakët

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Një protestues është përfshirë nga flakët pasi molotovi i hedhur nga mbështësit e PD-së i ra tek këmbët duke i rrezikuar jetën.

Protestuesi tentoi të godiste molotovin për ta hedhur tek punonjësit e policisë por u përfshi vetë nga flakët duke pësuar lëndime trupore.

Policia ka reaguar menjëherë duke e fikur zjarrin dhe ndihmuar protestuesin e lënduar nga flakët.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Versus.al duke momente dramatike, pasi shpërthimi ka enë i fortë dhe flakët pothuajse i kanë shkaktuar djegie në pjesën e fytyrës, duarve.

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

13 ORE ME PARE

Berisha “shkarkon” Edi Ramën: Nuk do të njihesh më si kryeministër por si kapobandë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Kreu i PD-së, Sali Berisha mbajti fjalën para protestuesve që ishin mbledhur mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.

Berisha akuzoi Edi Ramën si shkaktarin e gjendjes së keqe ekonomike dhe largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Kreu i PD-së, tha se kryeministri ka vendosur veten mbi ligjin, ndërsa është pasuruar në kurriz të popullit.

“Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte kurrë nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapo bandë”, deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

“Nderimin më të madh ju burrat dhe gratë djemve dhe vajzave që u ngritët sot si uragan i shpresës besimit, shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por ndofta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare, në 10 vjetët e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtim, zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite, për lindshmërinë e tyre.

Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë më pak në këtë dhe të bekuar. Mblidhemi në një moment kritik, ndofta si kurrë më parë sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale del se ka vendosur të bëhet multimld me paratë tuaja me pasuritë tuaja publike.

Dhe jo vetëm kaq ka vendosur veten mbi ligjin kushtetutën mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me 0. Jam mbi ligjin dhe kushtetutën. Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte kurrë nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapo bandë.”/Versus.al

13 ORE ME PARE

Protestuesit hedhin bomba molotovi dhe përplasen me policinë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Protestuesit e Partisë Demokratike hodhën bomba molotovi në drejtin të kryeministrisë duke shkaktuar shpërthime të forta dhe flakë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve por nga ana tjetër mbështetësit e PD-së kanë hequr gardhin metalik për tu përplasur me forcat e policisë.

Ndërkohë dëgjohen thirrje “Dorëheqje, dorëheqje e Raës. Protestuesit janë rreshtuar përballë me policinë por nuk e kanë kaluar kordonin e krijuar nga uniformat blu.

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

 

13 ORE ME PARE

Këlliçi përplaset në distancë me shefin e komisariatit Nr.4: Pengove demokratët të marrin pjesë në protestë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Demokratët janë mbledhur mbrëmjen e sotme në protestë kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi hodhi akuza se qeveria e Ramës është në fundin e tij dhe se duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo nesër, jo pas zgjedhjeve jo kur ti leverdisë atij, por tani. Këtu në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë ka kohë që luhet një dramë e madhe”, theksoi Këlliçi.

Në fund të fjalimit të tij, deputeti i PD-së, akuzoi shefin e komisariatit nr.4 Feliks Hodaj se ka shantazhuar mbështetësit e demokratë të mos marrin pjesë në protestën kombëtare kundër qeverisë, madje e quajti “kamikaz” të Ramës.

Fjala e plotë:

“As për një protestë të radhës sot jemi këtu si misionarë për të bërë histori dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo nesër, jo pas zgjedhjeve jo kur ti leverdisë atij, por tani. Këtu në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë ka kohë që luhet një dramë e madhe. Thika pas shpine ,tradhti mes ortakëve. Zija ka rënën ë Pallatin e Korrupsionit, gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hynë dhe dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur po për të mbledhur prova kundër njëri tjetrit.

Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1,1 milion shqiptarë, aman sot historia është përmbysur, ata që kanë frikë dhe kërkon të arratisen dhe nuk dalin më përpara njerëzve janë këta që qeverisin kriminalisht. Sot dua t’ju drejtohem juve dhe Berishës, demokratëve që nuk u përkulën, që nuk e shitën identitetin, gazetarëve që nuk u blenë, ju që denoncuat dhe qëndruat, ja ku jemi dhe sa shumë që jemi.

Sot jemi këtu edhe për të dhënë një mësim final politik, mësimin më të vyer. Dhe miq o sot o kurrë sepse ajo që do të vendosim sot do të jetë një precedent për të ardhme që s’do arrijë kush ta përmbysë, askush s’ka imunitet nga zemërimi qytetar. Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen tani edhe si një akt i  një emergjence kombëtare.

Kamikazin Feliks Hodajn ti Bandit i keqperdorur harroje shantazhin ndaj demokrateve që kërkojë te firmosnin demokratet për te mos marre pjese. Ne nuk llogarisim kreun e narkoshtetin jo me të llogarisim ty, guxo ti dhe shefat e ty njëherë te vetme të kërcënoni qytetaret do te merremi personalisht me ty."

14 ORE ME PARE

Opozita protestë para kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Opozita është mbledhur mbrëmjen e sotme para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Opozita e akuzon Ramën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në organizimin e demokratëve, është kreu i PD-së, Sali Berisha por edhe Ervin Salianji me të cilin ka patur përplasje, dhe u përfol për një përçarje mes demokratëve por sot i kanë lënë mënjanë debatet dhe janë bashkuar në protestën kombëtare./Versus.al

14 ORE ME PARE

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

14 ORE ME PARE

Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës, bën “paqe” me Berishën

Berisha kërkon largimin e Ramës, protestuesit hedhin molotovë

Ervin Salianji i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike në bulevardin para Kryeministrisë.

Pavarësisht krisjes së marrëdhënieve me kreun e PD-së, Sali Berishës, Salianji ka vendosur të bashkohet në organizimin e thirrur nga drejtuesi i demokratëve.

Salianji u shpreh “qeveria është e zhytur në skandale dhe është koha që të rrëzohet”.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”, deklaroi Salianji.

Pak ditë më parë u fol për një përçarje mes demokratëve, pasi Salianji organizoi takime me mbështetësit e PD-së në disa qytete paralelisht me Sali Berishën, mes tyre pati replika në distancë pas përplasjes në Selinë Blu./Versus.al

 

Poll