Live Updates /

Berisha nuk hyn në gjyqin për “Partizanin”, avokatët e tij kërkojnë gjyqtarë të tjerë: I monitorojnë prokurorët! SPAK: E ka sqaruar GJK

*Seanca për aferën “Partizani” në Gjykatën e Posaçme ka nisur në orën 10:30 të mëngjesit. Pavarësisht se u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, kryedemokrati Sali Berisha nuk shkoi në gjyqin që po zhvillohet në GJKKO duke u dhënë prokurë avokatëve ta përfaqësojnë. *Pasi doli nga SPAK ai foli para mediave ku vijoi me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe kreut të SPAK Altin Dumani për të cilin tha se kishte patur një sherr pothuajse fizik me një gjyqtare që nuk kishte pranuar të zbatonte kërkesat e tij. Akuzat për Dumanin i vijoi edhe sa u takon personazheve kriminalë si Altin Hajri apo grupi i Visit të Pojës. *Në seancë, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese duke pretenduar se janë të monitoruar nga SPAK e BKH që janë palë në proces gjyqësor. Për rrjedhojë, Gjokutaj kërkoi që dosja të gjykohet nga një gjykatë e paanshme. Ndërsa prokurori i posaçëm Arben Kraja tha se Gjykata Kushtetuese më herët i ka dhënë përgjigjie pretendimeve të avokatëve të Berishës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca për aferën “Partizani” në Gjykatën e Posaçme ka nisur në orën 10:30 të mëngjesit. Pavarësisht se u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, kryedemokrati Sali Berisha nuk shkoi në gjyqin që po zhvillohet në GJKKO duke u dhënë prokurë avokatëve ta përfaqësojnë. *Pasi doli nga SPAK ai foli para mediave ku vijoi me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe kreut të SPAK Altin Dumani për të cilin tha se kishte patur një sherr pothuajse fizik me një gjyqtare që nuk kishte pranuar të zbatonte kërkesat e tij. Akuzat për Dumanin i vijoi edhe sa u takon personazheve kriminalë si Altin Hajri apo grupi i Visit të Pojës. *Në seancë, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese duke pretenduar se janë të monitoruar nga SPAK e BKH që janë palë në proces gjyqësor. Për rrjedhojë, Gjokutaj kërkoi që dosja të gjykohet nga një gjykatë e paanshme. Ndërsa prokurori i posaçëm Arben Kraja tha se Gjykata Kushtetuese më herët i ka dhënë përgjigjie pretendimeve të avokatëve të Berishës.

4 Postime
9 ORE ME PARE

"Partizani", Gjokutaj kërkon përjashtimin e trupës gjykuese: Monitorohen nga SPAK! Gjyqi shtyhet për në shtator

Berisha nuk hyn në gjyqin për “Partizanin”, avokatët
Sali Berisha, gjyqtarja Elsa Ulliri

Gjykata e Posaçme vendosi të vijojë seancën me prokurën e Berishës për t’u përfaqësuar nga avokatët e tij dhe po të njëjtën kërkesë të biznesmenit Fatmir Bektashi. Zëvendës kryetari i gjykatës ka vendosur mospranimin e kërkesës së bërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri për tërheqje nga çështja.

Kështu që Ulliri është kryesuese e trupit gjykues ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë. Më herët gjyqtarja kishte kërkuar dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushte papajtueshmërie pasi ka kushërirë një deputete aktuale të PD, Andia Ullirin.

Ndërkohë edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka dorëzuar një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupës gjykuese. Ai kërkoi gjykimin e dosjes nga një gjykatë e paanshme.

"Gjyqtarët e GJKKO jaën të monitoruar dhe vëzhguar nga SPAK dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjyjatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur”- thuhet në argumentin e mbrojtjes së Berishës. Versus.al

9 ORE ME PARE

Berisha u jep prokurë avokatëve për ta përfaqësuar në gjyq, GJKKO tërhiqet për vendim

Berisha nuk hyn në gjyqin për “Partizanin”, avokatët

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore për aferën “Partizani” ku të pandehur janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.

Kreu i PD u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, por nuk shkoi në gjyq. Mësohet se përmes një shkrese dorëzuar gjykatës, Berisha ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës.

“Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatat Genci Gjokutaj dhe Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa herë te jetë nevoja dhe kur ta mendoj të arsyeshme se duhet te jem i pranishëm"- thuhet në prokurën e kreut të PD.

Aktualisht trupa gjykuese është tërhequr për vendim të ndërmjetëm në dhomë këshillimi për vendimin apo jo të seancës pasi avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi nuk është i pajisur me prokurë të posaçme, por gjykata ka vetëm miratimin e të pandehurit verbalisht në një seancë paraprake. Versus.al

10 ORE ME PARE

Berisha shkon në SPAK, por jo në gjyqin për "Partizanin", sulmon Dumanin: Mori 700 mijë euro nga Altin Hajri

Berisha nuk hyn në gjyqin për “Partizanin”, avokatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’, por refuzoi të merrte pjesë në gjyqin që kishte nisur në GJKKO për aferën “Partizani” duke u shprehur se ndjek këshillat e avokatëve të tij.

Gjatë deklaratës për mediat ai nuk ngurroi të përsëriste pretendimet për dënimin e gjyqtares që e la për rreth 1 vit në arrest shtëpie, Irena Gjokën. Ndërsa hodhi edhe akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit se ka marrë 700 mijë euro ryshfet nga i shumëkërkuari Altin Hajri i cili dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020-ën në kompleksin “Golden”.

“E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai i ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat arrestit ndërkombëtar për Ndrecën, do të ketë për të pasoja, do ta ndjekë atë gjithë jetën. Sepse me këtë person ai amnistoi apo i dha mundësisë të largohej kreut të kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë që disponon portin e Durrësit dhe që është akoma në funksion njësoj siç ishte, Troplinëve.

Përveç kësaj dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri. Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro, dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja. Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi. Por ne zotohemi se do të qëndrojmë me forcën më të madhe në denoncimin e tyre”- deklaroi Berisha mes të tjerash. Versus.al

13 ORE ME PARE

Berisha mungoi në seancën e kaluar, sot gjyqi për aferën "Partizani"! Kreu i PD i pandehur së bashku me dhëndrin

Berisha nuk hyn në gjyqin për “Partizanin”, avokatët
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi

Sot në orën 10:30 do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani” për të cilën kryedemokrati Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Në seancën e kaluar më 30 qershor, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm dhe kështu gjyqi u shty për shkak se kreu i PD pretendonte se nuk kishte marrë fletëthirrjen sipas afatit të caktuar nga ligji. Nga ana tjetër biznesmeni Fatmir Bektashi nuk u paraqit me arsyetimin se ishte i sëmurë.

I pranishëm ishte Jamarbër Malltezi i cili tha para trupës gjykuese se nuk e kishte njoftuar vjehrrin e tij për fletëthirrjen për t’u paraqitur në gjykatë, ndërsa para mediave vijoi me deklaratat e tij ku akuzon se i gjithë procesi gjyqësor ndaj tyre është farsë e përgatitur nga kryeministri Edi Rama për të cilin thotë se ka firmat e tij në atë që SPAK e cilëson “aferë”.

Në mungesë të Berishës dhe me kërkesë të prokurorit të SPAK Arben Krajës, i cili deklaroi se ish kryeministri nuk është njoftuar në përputhje me ligjin, treshja me kryesuese Elsa Ulliri dhe relatorë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, vendosën që ta shtyjnë seancën më datë 21 korrik ora 10:30.

Më 19 maj, kaloi për gjykim dosja e shumëpërfolur, ndërsa asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar që do të thotë se procesi pritet të jetë i gjatë. Malltezi akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”. Versus.al

Poll