Live Updates /

Berisha përmendi orientimin sek*ual të Gonzatos, Marta Kos: E papranueshme! Reagon dhe Rama: Ligji për gjinitë, shumë fisnik

*Pavarësisht se në rendin e ditës së Kuvendit sot ishin një sërë çështjesh për të cilat pati mjaft debate, fokusin kryesor fillimisht e mori projektligji për barazinë gjinore ose siç njihet ‘’ligji për buxhetin’’. *Sali Berisha iu bashkua protestës së koalicionit ‘’Pro familjes’’ jashtë Kuvendit ku kërkohej që projektligji të mos votohej. Ai tha se në asnjë direktivë të BE-së nuk flitet për këtë ligj dhe se 21 shtete anëtare nuk e kanë të miratuar. Në vijim të deklaratave të tij, Berisha përmendi orientimin seksual të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato dhe tha se ai po kërkonte t’i imponohej shoqërisë shqiptare. *Për këtë deklaratë ka reaguar edhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos e cila e konsideroi një sulm të prapranueshëm ndaj ambasadorit të BE, pavarësisht se kryedemokrati më herët kishte theksuar se e respekton orientimin e tij seksual. Kos tha se projektligji për gjininë është pjesë integrale e ligjit të BE. *Pas reagimit të saj reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili kërkoi ndjesë për rastin dhe e quajti projektligjin për gjinitë ‘’shumë fisnik’’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 DITE ME PARE

Kos kritikoi Berishën për deklaratën ndaj Gonzatos, Rama: Ligji për gjinitë, shumë fisnik! Ndjesë që u keqpërdor

Berisha përmendi orientimin sek*ual të Gonzatos, Marta Kos: E

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Marta Kos në mbrojtje të ambasadorit Gonzato pasi Berisha i përmendi orientimin seksual gjatë protestave kundër projektligjit për gjinitë.

Duke e konsideruar projektligjin ‘’shumë fisnik’, Rama i kërkoi ndjesë komisioneres për zgjerimin duke i thënë se projektligji është keqpërdorur dhe ambasadori i BE është sulmuar në mënyrë të ulët.

‘’Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik — plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin — është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi ne në shqip: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara’’- shkruan Rama. Versus.al

1 DITE ME PARE

Berisha i përmendi orientimin seksual ambasadorit të BE, komisionerja: Sulmet ndaj Gonzatos, të papranueshme

Berisha përmendi orientimin sek*ual të Gonzatos, Marta Kos: E
Komisionerja Marta Kos dhe kryedemokrati, Sali Berisha

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e bërë sot nga kryedemokrati Sali Berisha në mbështetje të protestës kundër ligjit për gjinitë. Berisha i përmendi orientimin seksual ambasadorit të BE, Silvio Gonzatos duke i thënë se këtë gjë nuk mund t'ja imponojnë shoqërisë shqiptare. 

Kos në reagimin e saj në rrjetin 'X' shkruan se deklaratat e Gonzatos për gjinitë janë pjesë integrale e ligjit të BE dhe se sulmet ndaj tij janë të papranueshme. 

Berisha përmendi orientimin sek*ual të Gonzatos, Marta Kos: E

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.

Kuvendi u përfshi sot nga debate të shumta lidhur me projektligjin që pritet të votohet nga qeveria për barazinë gjinore pasi sipas opozitës dhe shoqatave pro familjes, ligji i hap rrugë shkatërrimit të shoqërisë shqiptare me gjini të pacaktuara, pjesë të agjendës Soros. Versus.al

2 DITE ME PARE

“Nuk mund t’i imponohesh traditës shqiptare”, Berisha-ambasadorit të BE: Ligji për gjinitë, shkatërron familjen

Berisha përmendi orientimin sek*ual të Gonzatos, Marta Kos: E

Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës që mbahej jashtë Kuvendit nga qindra aktivistë pro familjes të cilët kërkojnë nga deputetët që të mos e votojnë ligjin për barazinë gjinore që hidhet sot për votim.

I pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e tij, Berisha tha se ky projektligj synon të shkatërrojë qelizën e familjes shqiptare dhe të shtojë përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Duke iu përgjigjur edhe ambasadorit të BE, Silvio Gonzatos, Berisha tha se ligji nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë.

“Ambasadorit të BE I them kaq, ne respektojmë orientimin seksual të secilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare të gjinisë së gjerë, edhe në statusin tënd ti je binar. Ne nuk merremi me të me jetën personale. Ligji nuk ka asgjë të përbashkët me ne. le t’u thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Janë 22 vende të Bashkimit Europian që nuk kanë një ligj të tillë”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

Poll