Live Updates /

Blindohen Fushë Kuqja dhe Dobraçi! Arrestohen 2 ‘ushtarët’ e Ervis Martinajt, në kërkim prej 2022-it! Sekuestrohen armë zjarri

*Forcat Operacionale kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në Fushë Kuqe të Kurbinit dhe në Dobraç të Shkodrës. *Në kuadër të aksionit në Fushë Kuqe, u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim me urdhër të SPAK që prej 2022-it, të akuzuar si pjesëtarë të grupit të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj. Elvin Merlika, 47 vjeç dhe Alket Xhixha, 42 vjeç u vunë në pranga nën akuzën e sigurimit të kushteve për vrasjen e mbetur në tentativë të Endrit Dokles që njihej si rival i Martinajt. *Gjatë kontrolleve në banesën ku u arrestuan dy të shpallurit në kërkim, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë gjahu.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet e aksionit ku u arrestuan njerëzit e Martinajt, ja çfarë u gjet në banesë

Blindohen Fushë Kuqja dhe Dobraçi! Arrestohen 2
Momenti i aksionit

Policia ka publikuar pamjet e aksionit të zhvllilluar në Fushë Kuqe në kuadër të të cilit ranë në pranga Elvin Merlika, 47 vjeç dhe Alket Xhixha, 42 vjeç, të njohur si “ushtarë’ të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj.

Të dy akuzohen se kanë marrë pjesë në planin e mbetur në tentativë për të eleminuar rivalin e Ervis Martinajt, asokohe Endrit Doklen.

Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje. Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb. Versus.al

2 ORE ME PARE

Në kërkim për planin e vrasjes së rivalit të Ervis Martinajt, del FOTO e të arrestuarit

Blindohen Fushë Kuqja dhe Dobraçi! Arrestohen 2
Elvin Merlika

Elvin Merlika është njëri prej personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në Fushë Kuqe dhe Dobraç. Merlika njihet si një prej njerëzve të biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj.

SPAK e kishte shpallur në kërkim si pjesëmarrës në planin e mbetur në tentativë për eleminimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, porosi e dhënë nga Martinaj.

I arrestuari tjetër gjatë aksionit të sotëm të Operacionales është Fred Xhixha, njeriu që bëri të mundur takimin mes Ervis Martinajt dhe vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë duke rrëfyer krimet e kryera.

Merlika akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë. Versus.al

3 ORE ME PARE

EMRAT/ Aksion në Fushë-Kuqe, arrestohen 2 'ushtarët' e Ervis Martinajt! Kontrolle edhe tek Bajrat në Dobraç

Blindohen Fushë Kuqja dhe Dobraçi! Arrestohen 2
Biznesmeni i zhdukur, Ervis Martinaj

Forcat Operacionale kanë zhvilluar një aksion në Fushë Kuqe të Kurbinit dhe Dobraç të Shkodrës, dy zona të cilat njihen për kontigjentët kriminalë.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 2 persona, konkretisht Fred Xhixha dhe Elvin Merlika, pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt, biznesmenit të zhdukur prej 2022. Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. 

Ndërkohë gjatë aksionit janë sekuestruar edhe armë zjarri gjatë kontrolleve në Dobraç, zonë që njihet si terreni ku operon grupi kriminal i Bajrajve. Versus.al

Poll