Live Updates /

Dështon kërkesa e PD, Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit, 'rrjedhin' vota mes PS! Demokratët s'marrin pjesë në votim: Nuk e kuptuam

*Niko Peleshi do të vijojë të jetë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. *Pas kërkesës së PD për shkarkimin e tij pasi pretendohej se kishte shkelur rregulloren duke kaluar për votim pa debat çështje shumë të rëndësishme, mes të cilave edhe programi i qeverisë “Rama 4”, në Kuvend u votua me 79 vota kundër shkarkimit të Peleshit. *Ndërkohë 10 vota pati pro dhe 51 deputetë nuk morën pjesë në votim. Në fjalën e mbajtur, Peleshi tha se ishte përpjekur thjesht të zbatonte rregulloren dhe u bëri thirrje deputetëve që të silleshin sipas etikës pasi edhe shoqëria ndikohet nga sjelljet në parlament.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Niko Peleshi do të vijojë të jetë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. *Pas kërkesës së PD për shkarkimin e tij pasi pretendohej se kishte shkelur rregulloren duke kaluar për votim pa debat çështje shumë të rëndësishme, mes të cilave edhe programi i qeverisë “Rama 4”, në Kuvend u votua me 79 vota kundër shkarkimit të Peleshit. *Ndërkohë 10 vota pati pro dhe 51 deputetë nuk morën pjesë në votim. Në fjalën e mbajtur, Peleshi tha se ishte përpjekur thjesht të zbatonte rregulloren dhe u bëri thirrje deputetëve që të silleshin sipas etikës pasi edhe shoqëria ndikohet nga sjelljet në parlament.

5 Postime
6 ORE ME PARE

Votimi për shkarkimin e Peleshit, mes socialistëve "rrjedhin" vota

Dështon kërkesa e PD, Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit,
Votimi për shkarkimin e Peleshit

Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër kërkesën e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike për shkarkimin e Niko Peleshit si kryeparlamentar. Por ajo çfarë ra në sy është fakti se nga 111 deputetë të pranishëm gjatë votimit, 10 prej tyre kanë votuar pro kërkesës për shkarkim.

Nga ana tjetër, 51 deputetë nuk kanë votuar duke përbërë kështu pjesën më të madhe të Partisë Demokratike.

Këto numra, tregojnë se tre prej deputetëve socialistë kanë votuar pro shkarkimi të Peleshit, megjithatë emrat e tyre nuk dihen pasi votimi ka qenë i fshehtë. Versus.al

6 ORE ME PARE

"Nuk e miratuat statusin e minatorëve", Tabaku përplaset me Redi Muçin: Mos bëj opozitën e opozitës në Kuvend

Dështon kërkesa e PD, Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit,

Gjatë seancës së sotme plenare, para se të niste raportimi i institucioneve të planifikuara për ditën e sotme, deputetet demokratë kërkuan të futej në rend dite edhe çështja e minatorëve të Spaçit të cilët protestuan jashtë kuvendit.

Paralelisht me ta po mbahej edhe një protestë e pensionistëve, e organizuar nga Lëvizja Bashkë. Për këtë foli edhe deputeti Redi Muçi i cili kritikoi Tabakun se gjatë viteve të qeverisjes së PD, nuk u miratua statusi i minatorit. Ndërsa e mbështeti kërkesën e saj për futjen në rend dite të çështjes së minatorëve të Spaçit në Mirditë.

Përgjigjia nga Tabaku nuk vunoi teksa deputetja i kërkoi Muçit që të mos bënte rolin e opozitës ndaj opozitës.

Pjesë nga debati:

Redi Muçi: Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit e ditës për minatorët e Spaçit, me habi konstatoj konstatoj që në kuvendin e vitit 2025, PD po përmend fjalën minatorë. E mbështes propozimin, megjithatë edhe përderisa u fol këtu për statusin e minatorit, dua të kujtoj se kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin e minatorit. Shumë mirë që e propozoi për miratim. Shpresoj të njëjtën gjë të bëjë edhe maxhoranca, të merret me problemet reale dhe jo t’i përdorë minatorët për retorikë. Më bën habi fakti që Tabaku përmendi sot protestën e minatorëve por vetëm pak metra larg po zhvillohet protesta e pensionistëve për 700 mijë pensionistë që janë ende me pensione urie dhe më habit se si deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve, që duhet të futurenë rend dite. Uroj që PD dhe PS të bien në konsensus të shqyrtojnë problematikat e dy grupimeve sociale.

Jorida Tabaku: Për Redin, Redat dhe qorrët që nuk shohin. PD e ka propozuar statusin e minatorit këtu e tre vite të shkuara, e kam firmosur unë. Kemi diskutuar dhe debatuar në këtë sallë parlamenti. Dhe një sugjerim meqenëse je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë dhe t’i kërkoje llogari qeverisë se pse propozimet e PD për pensionin minimal dhe statusin e minatorit nuk po zbatohen. Sot parlamenti duhet të kishte folur, zotit Redi Muçi i sugjeroj që të bëjë kauzat e veta, të filojë dhe të sjellë propozimet e veta, dhe të mos merret me PD. PD i ka këto çështje të shenjta dhe 60 amendamente për pensionet kanë ardhur nga PD në këtë parlament. 3 për minatorin. Turp të merresh këtu me opozitën, kur t’i kërkosh llogari qeverisë. Mos e përdor parlamentin për të sulmuar ato që flasin për njerëzit. Versus.al

 

8 ORE ME PARE

Kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, ja sesi votoi Kuvendi

Dështon kërkesa e PD, Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit,

Pas përfundimit të fjalës së Niko Peleshit, u mbajt votimi për kërkesën e PD-së për shkarkimin e këtij të fundit si kryeparlamentar.

Projektvendimi nuk u miratua, pasi u votua me 79 vota kunër, 10 vota pro, ndërsa 51 të tjerë nuk votuan.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi pretendoi se ai thjesht kishte respektuar rregulloren e Kuvendit dhe nuk kishte cënuar të drejtën e opozitës për të folur. Versus.al

8 ORE ME PARE

PD kërkon shkarkimin e tij si kryeparlamentar, Peleshi: Me këtë kulturë po vrasim shpresat e të rinjve

Dështon kërkesa e PD, Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit,

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij në foltore në seancën ku kërkohet shkarkimi i tij nga pozicioni që mori në shtator. Ai tha se ishte përpjekur të garantonte të drejtat e deputetëve të opozitës, por tha se këta të fundit me gjuhën e urrejtjes po jepnin mesazhe të gabuara edhe për të rinjtë.

“Rregullorja garanton të drejtat e deputetit, por ndalon keqpërdorimin e tyre. kjo duhet të jetë vija e kuqe. Nëse biem dakord për këtë, atëherë nuk do të përballemi me situata të shëmtuara që pamundësojnë zhvillimin e seancës. Në këtë mocion na ka sjellë rezistenca për të mos lejuar në pozicionin që unë mbaj, të guxojë të ndryshojë këtë sallë apo të shkurajojë personalizimin e diskursit politik. Le ta veshim këtë sallë me përgjegjësitë e vërteta. Kjo kulturë që kultivohet këtu vret shpresat e të rinjve dhe optimizmin.

Kjo kulturë e urrejtjes këtu ka pjesën e vetë edhe në dhunën në shoqëri. Parlamenti jo thjesht e prezanton shoqërinë, por edhe e formëson shoqërinë. Kur qytetarët shohin telefonin, na shohin ne të angazhuar në diskursin parlamentar. Ne u mësojmë atyre sesi duhet të sillemi kur nuk merremi vesh”- tha Peleshi.

Pasi të mbahet procesi i votimit, do të nisë raportimi i institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024. Versus.al

11 ORE ME PARE

Kuvendi mblidhet dy herë sot, shqyrtohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit si kryeparlamentar

Dështon kërkesa e PD, Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit,

Kuvendi do të mblidhet dy herë sot në seancë plenare. Fillimisht në orën 10:00 do të shqyrtohet kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryeparlamentarit Niko Peleshi, nismë e cila pritet të jetë vetëm proceduriale pasi PD nuk i ka numrat për një gjë të tillë.

Do të prezantohen të dy raportet e PS dhe PD mbi kërkesën e demokratëve. Këta të fundit pretendojnë se Peleshi ka kryer 5 shkelje të rënda të rregullores dhe u kanë qëndruar argumenteve të tyre mbi votimin e ndryshimit të rregullores dhe të programit qeverisës “Rama 4” pa asnjë debat.

Ata pretendojnë se Peleshi u ka hequr të drejtën e fjalës, ndërsa socialistët argumentojnë se deputetët e opozitës e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të seancave.

Në orën 11:30 do të nisë raportimi i drejtuesve të disa prej institucioneve. E para do të bëjë raportim në foltore, kryetarja e KLP, Mirela Bogdani. Ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga AMA, RTSH dhe Avokati i Popullit. Versus.al

Poll