Live Updates /

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në Davos, kryeministri: Zgjodha ftesën e vajzës së Trump

*Kuvendi u mblodh sot me kërkesë të socialistëve për të miratuar procedurën e përshpejtuar të diskutimit për marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Më pas ky projektligj i firmosur nga qeveria u miratua në komisionin e Jashtëm me 13 vota pro. *PD u shpreh dakord me pr/ligjin përveçse në pikën ku përcaktohej emri i kryeministrit Edi Rama si përfaqësues. Demokratët kërkuan që një gjë e tillë të mos lejohej duke u argumentuar në faktin se shteti nuk mund të përfaqësohet nga një person, por nga institucionet. *Megjithatë, presidenti Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Edi Rama për firmosjen e marrëveshjes.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi u mblodh sot me kërkesë të socialistëve për të miratuar procedurën e përshpejtuar të diskutimit për marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Më pas ky projektligj i firmosur nga qeveria u miratua në komisionin e Jashtëm me 13 vota pro. *PD u shpreh dakord me pr/ligjin përveçse në pikën ku përcaktohej emri i kryeministrit Edi Rama si përfaqësues. Demokratët kërkuan që një gjë e tillë të mos lejohej duke u argumentuar në faktin se shteti nuk mund të përfaqësohet nga një person, por nga institucionet. *Megjithatë, presidenti Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Edi Rama për firmosjen e marrëveshjes.

8 Postime
8 ORE ME PARE

Trump bashkon votat e demokrateve dhe socialisteve për aderimin e Shqipërisë në 'Bordin e Paqes'

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet aderimin e vendit si anëtar i plotë në Bordin e Paqes, iniciativën e Presidentit amerikan Donald Trump.

Projektligji kaloi me 110 vota pro dhe zero kundër, duke reflektuar një konsensus të rrallë mes mazhorancës socialiste dhe opozitës. 

Opozita, e cila tradicionalisht ka kritikuar qeverinë e Edi Ramës, shprehu mbështetje të plotë për idenë e Trump-it, duke e parë si hap strategjik për paqen globale dhe aleancën me SHBA-të.

Bordi i Paqes, i themeluar nga Trump, synon promovimin e stabilitetit ndërkombëtar përmes bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak./Versus.al

11 ORE ME PARE

“Do merrej Kongresi Amerikan me AKSHI-n”, Rama-PD: Ku e keni Latif Magjistarin?

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ironizoi opozitën sa i takon pretendimeve të saj mbi reagimin e SHBA për skandalin e AKSHI-t.

Rama përmendi sërish Christopher Lacivitan, ‘strategun’ e fushatës së PD të cilin e quajti “Latif magjistari”.

“Çojani SPAK-ut dhe kërkojini menjëherë urgjent atyre që paguhen në Amerikë dhe atij Latifit, ku është ai Lafiti si e keni mor aman Latif Magjistarin. I thojini Latifit që gjithë këto denoncimet t’ja çojë atij kongresmenit se e kanë në xhep atë kongresmenin që i merr nga ju dhe del i lexon atje që kongresi Amerikan do merrej me AKSHI-n. Çojani Latifit tani që të dali ta këndojë ai kongresmeni dhe pastaj të dilni ju këtu dhe të thoni kongresi amerikan...ai kongresmeni dhe kongresi amerikan kanë po aq lidhje sa amendamentet e Nard Ndokës me projektligjin e PS”- deklaroi Rama përpara se të largohej nga salla. Versus.al

11 ORE ME PARE

“Do dorëzohem vetë”, Rama ironizon opozitën: Amerikanët do më marrin me eskortë

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit nuk e humbi rastin për të ironizuar edhe deklaratat e vazhdueshme nga analistë të ndryshëm dhe akuzat e opozitës ndaj tij duke pretenduar se do ketë të njëjtin fat si Nicolas Maduro.

“Si duket humbësit kronikë nuk duan ta humbasin edhe këtë rast për të bërë të vetmen gjë që dinë të bëjnë më së miri në botë, të humbin. Të humbin sërish rastin duke vazhduar t’i bindin shqiptarët se nuk vlejnë për agjë tjetër përveçse për të mishëruar humbjen. Sot ju kishit mundësi të deklaronit fitoren”- tha Rama.

Mes të tjerash ironizoi sërish duke thënë se vërtet do të shoqërohej nga autoritetet amerikane, por për të marrë pjesë në Bordin e Paqes në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë nuk tallem kurrë me fitoret tuaja dhe sot do votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj ushtrinë amerikane t’i bashkohet protestës tuaj nga tarraca e kryeministrisë se do dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do vijnë të më marrin me eskortë do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u ulur si anëtar i Bordit të Paqes. Ju prisnit të fitonit me helikopterët e ushtrisë amerikane”- shtoi Rama. Versus.al

12 ORE ME PARE

Nuk u shfaq krah Trumpit për Bordin e Paqes, Rama: Zgjodha t’i përgjigjesha ftesës së vajzës së babait

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Kuvend ku deputetët e opozitës e pyetën përse nuk u shfaq krah Trumpit në Zvicër për firmosjen e Bordit të Paqes siç u shfaq Vjosa Osmani. Rama zgjodhi t’u përgjigjej me batutë duke thënë se mes ftesës së Trump-it dhe vajzës së tij Ivanka Trump zgjodhi t’i përgjigjej kësaj të fundit.

“Unë duhet të bëja një zgjedhje mes t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të prisja vajzën këtu në Shqipëri edhe natyrisht zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait.

Duke qenë se Mediu është ura që lidh Amerikën me Rrugën e Shpresës prisja nga Mediu që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës. Zoti Mediu rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne nuk na ka ardhur akoma koha të analizojmë ata që na ftojnë”- u shpreh Rama. Versus.al

 

12 ORE ME PARE

PS rrëzon kërkesën e PD për heqjen e emrit, Begaj ‘në sinkron’ me qeverinë, autorizon Ramën për Bordin e Paqes

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Komisioni i Jashtëm ka miratuar me 13 vota pro projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes ndërsa u rrëzua amendamenti i PD për heqjen e emrit të kryeministrit Edi Rama si përfaqësues, pavarësisht se demokratët u bazuan në argumentin se shteti nuk përfaqësohet nga individë.

Megjithatë edhe presidenti Bajram Begaj ka mbajtur të njëjtën mënyrë veprimi me socialistët duke autorizuar kryeministrin Edi Rama si personin që do të firmosë aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Versus.al

 

13 ORE ME PARE

Aderimi në Bordin e Paqes, PD: Hiqni emrin e Ramës nga marrëveshja, shteti nuk përfaqësohet nga individë

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Partia Demokratike deklaroi sot në Kuvend se do të votonte për marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes. por në amendamentet e dorëzuara nga PD kërkohet që nga marrëveshja të hiqet emri i kryeministrit Edi Rama me argumentin se Shqipëria përfaqësohet në organizata ndërkombëtare nga institucione dhe jo nga individë. Demokratët nënvizojnë se është e paprecedentë në historinë e vendit që të përfaqësohet nga emra konkretë. 

Amendamentet e PD

Me qëllim garantimin e kushtetutshmërisë në projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, vlerësojmë se është e domosdoshme disa ndryshime në përmbajtjen e tij, në përputhje me nenin 121 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 43/2016.

Republika e Shqipërisë në organizata ndërkombëtare përfaqësohet nga institucione, dhe jo nga individë. Për këtë qëllim, referimi duhet të bëhet tek institucioni dhe jo tek individët. Është e paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe të së drejtës ndërkombëtare, aderimi apo pranimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare nuk ndodh kurrë që të bëhet me emra konkretë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE – KUVENDI I SHQIPËRISË

Për të gjitha argumentet si më sipër, në mbështetje të nenit 71 dhe 75 të Rregullores, propozoj amendamentet si më poshtë:

Amendament 1:

Titulli të riformulohet:

“Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Amendament 2:

Neni 1 ndryshohet si vijon:

“Ratifikimi i marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Amendament 3:

Pas nenit 1, shtohet neni 2, me këtë përmbajtje:

“Në përputhje me nenin 2.2, shkronja ‘a’ e Kartës së Bordit të Paqes, Republika e Shqipërisë do të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Presidenti i Republikës ose me autorizim të tij nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.”

Sa më sipër, në përputhje me nenin 71 dhe 75 të Rregullores së Kuvendit, propozoj shqyrtimin dhe miratimin e ndryshimeve sa më sipër. Versus.al

14 ORE ME PARE

Dhjetëra shtete në Bordin e Paqes, Balla s’përmbahet: Kemi rol udhëheqës, nder për çdo shqiptar në glob

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në
Taulant Balla

Sot Kuvendi është mbledhur për të votuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës. Në këtë organizatë të re të themeluar nga Trump, janë ftuar dhjetëra shtete mes të cilave edhe Kosova.

Por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nuk u përmbajt aspak në elozhe duke e konsideruar ftesën për Bordin e Paqes jo thjesht për t’i dhënë legjitimitet një organizmi të ri ndërkombëtar, por si një provë se Shqipëria mban rol udhëheqës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Fakti që Shqipëria ftohet si anëtare themeluese i jep vendit tonë rol aktiv dhe rikonfirmon rolin udhëheqës për paqe e stabilitet që Shqipëria ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor”- tha Balla.

Sipas tij, kjo ftesë duhet të nderojë të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

“Ftesa për t’ju bashkuar Bordit të Paqes rrit ndjeshëm profilin dhe vizibilitetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe dërgon mesazh të fortë, Shqipëria jonë e përbashkët eksporton vetëm stabilitet dhe nuk konsumon aspak stabilitet. Kolegë, kjo ftesë është padyshim një ndër nderet më të mëdha për Shqipërinë e shqiptarët anë e mbanë globit kudo që ata punojnë e jetojnë”- shtoi Balla. Versus.al

16 ORE ME PARE

Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet për ratifikimin e marrëveshjes

Diskutohet në Kuvend aderimi në Bordin e Paqes, Rama mungon në

Ditën e sotme në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë një seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Kërkesën për mbledhjen e kuvendit e kanë bërë socialistët.

Një ditë më parë qeveria miratoi marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes që do të ketë si funksion kryesor rindërtimin e Gazës. Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria nuk do të ketë detyrime financiare në këtë fazë. Të vetmet kosto do të jenë kontributet vullnetare për organizatën të cilat do të përcaktohen më tej.

Nga ana tjetër deputetët e PD kanë njoftuar se do të votojnë pro për të shprehur mbështetjen ndaj angazhimit të presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale. Ndërkohë analistë të shumtë po e shohin Bordin e Paqes si një lloj zëvendësimi për OKB-në. Në këtë bord janë ftuar dhjetëra shtete, madje edhe Rusia e Bjellorusia. Versus.al

Poll