Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot disa takime në terren. Fillimisht pati një takim me biznesmenët e sektorit të ndërtimit në vend. *Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është e padrejtë që ndërtimi në Shqipëri të lidhet me pastrimin e parave duke pretenduar se biznesmenët nuk kanë asnjë lidhje me krimin siç akuzon opozita. *Ndërsa në vazhdim pati një takim në asamblenë e PS në Durrës ku siguroi se vendi po ecën me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe se asnjë vend anëtar nuk ka vendosur veton.
"Ore jam me gocën e Trumpit", Rama 'shkrin' së qeshuri socialistët: S'ka veto nga BE, në maj ngrejmë flamurin gjerman

Ndërkohë që vijon me takimet në asambletë e PS në rrethe, kryeministri Edi Rama ka mohuar sërish pretendimet e opozitës për një veto të mundshme nga Brukseli kundër anëtarësimit të vendit në BE.
Sipas tij, pritet që procesi të vijojë deri në maj dhe shtoi se pasi BE të konfirmojë se nuk ka problem të tillë, PD do të përpiqet të gjejë justifikime të tjera. Për të dhënë shembull, përmendi edhe rastin e ftesës për në Bordin e Paqes dhe më pas mungesën e tij në Zvicër për shkak se ndodhej me vajzën e presidentit Donald Trump. Ironia e tij për opozitën, shkaktoi të qeshura mes socialistëve.

“Deri në fund prillit, fillimit të majit dhe pastaj del rezultati. Pastaj do ndodhë si me Bordin e Paqes. Unë e kisha ftesën, doli të nesërmen. Pastaj thanë, qenka ftesë për shumë. Pastaj erdhi ai në Zvicër, unë nuk shkova isha këtu me vajzën e vetë. jo nuk shkoi, e ndaluan. Ore jam me gocën… pastaj shkova atje dhe pastaj thanë i korruptum ky, i korruptum ai. Tani doli Gjermania, në rregull, erdhi Maji, dhe do ngremë flamurin gjerman në Gjerman aty te lagjia Lugina. Edhe do u themi hajdeni këtu në Shijak tani se ka veto. Por nuk ka asnjë veto, asnjë problem të kësaj natyre, është vetëm proces”- tha Rama duke shkaktuar të qeshura mes zyrtarëve socialistë. Versus.al
'I paepur, ndërton ditë e natë', kryeministri për biznesmenin Ram Gecin: Çfarë lidhje ka me krimin!
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ndërtuesit më të mëdhenj në vend, ku është ndalur te zhvillimi i sektorit të ndërtimit dhe ndikimi i tij në transformimin e Shqipërisë.
Rama theksoi se, ndonëse në këtë sektor mund të ketë edhe problematika, nuk është e drejtë që ai të përgjithësohet apo të lidhet me kriminalitetin, duke e cilësuar këtë qasje “të papranueshme”.
Ai u shpreh se ndërtimi është një nga sektorët që e bën më të dukshme përmirësimin e vendit dhe se, sipas tij, zhvillimi është rezultat i punës së shumë kompanive dhe punonjësve që kontribuojnë në ekonomi.
Rama shtoi se suksesi i këtyre investimeve nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht kritikave që mund të vijnë nga jashtë apo nga kundërshtarët politikë.
Gjatë takimit, ai përmendi edhe disa sipërmarrës të pranishëm në sallë, përfshirë ndërtuesin Ram Geci, duke theksuar se pavarësisht bindjeve të tyre politike, ata po kontribuojnë në zhvillimin e vendit përmes investimeve të rëndësishme në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.
“Këto kompanini i ka krijuar puna nuk i ka krijuar krimi, këtu qenkan ftuar edhe disa të tjerë ja demokrati i paepur demokrati Ram Geci, çlidhje ka ai me krimin që e ka ngritur “Interkontinentalin"? Atë mund ta shash dhe ta përqeshësh vetëm që nuk i ndahet shpirti nga ajo parti.
Ja ku është edhe i paepuri tjetër atje demokrat tjetër, se këta demokratët me ne ndërtojnë me ata protestojnë i kanë të dyja, u del dhe të argëtohen me molotovë, edhe të ndërtojnë dhe fitojnë.
Të gjithë demokratët, pse vijnë këtu? Vijnë këtu se këtu bëjnë punë pse mos vinë?” u shpreh Rama./Versus.al
Rama për sektorin e ndërtimit: Është i neveritshëm përpjekja për ta lidhur me krimin
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sektorin e ndërtimit si një nga shtyllat kryesore që, sipas tij, ka sjellë transformimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Gjatë një takimi ku u prezantua një projekt i ri zhvillimi, Rama reagoi ndaj kritikave që lidhen me këtë sektor, duke i cilësuar “të papranueshme” përpjekjet për ta lidhur ndërtimin me kriminalitetin.
Ai u shpreh se, ndonëse në çdo sektor mund të ketë probleme, ato nuk mund të përgjithësohen për të gjithë industrinë, duke theksuar se “shumica dërrmuese e investitorëve” nuk duhet të vendosen, sipas tij, në të njëjtin grup me rastet e veçanta që përbëjnë shkelje ligjore.
Rama shtoi se ndërtimet në vend janë një faktor i rëndësishëm zhvillimi ekonomik dhe urban, ndërsa nënvizoi se në shumë raste këto projekte sjellin përfitime direkte për komunitetin, si infrastrukturë sociale dhe publike.
Sipas tij, një projekt konkret në kryeqytet ka sjellë deri tani rreth 14 milionë euro të ardhura nga taksat për Bashkinë e Tiranës, ndërsa në fazën e realizimit pritet të përfshijë edhe ndërtimin e një çerdheje, kopshti dhe potencialisht një shkolle, si pjesë e detyrimeve të investitorit në këmbim të truallit të dhënë për zhvillim.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: As nuk e vë në dyshim, që edhe në sektorin e ndërtimit si në çdo sektor tjetër, si në çdo vend tjetër që na bëjnë neve leksion ka probleme. Këtu tek ne janë më të mprehta sesa në vendet e tjera. Që këtë sukses evident të Shqipërisë, që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm ta fusim në kornizën e krimit, është e neveritshme dhe e papranueshme. Ka shumë arsye pse Shqipëria bën ndërtime dhe ti lexojnë ata që duan. Është e pamundur të pranojmë që shumica dërmuese e atyre që investojnë të futen në thesin e baltës për disa që mund të jenë ashtu siç thuhet. Bashkia e Tiranës ka marrë 14 mln euro taksë vetëm nga ky projekt, nga ky projekt kur të bëhet realitet, komuniteti do fitojë çerdhen, kopshtin dhe ndërkohë bashkia mund të fitojë edhe një shkollë, sepse angazhimi i investitorit është të ndërtojë edhe shkollën në momentin që do t’i jepet trualli për ta ndërtuar./Versus.al

