Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa 2 persona u raportuan të vrarë pranë një karburanti në Manëz. *Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç. Mësohet se ka qenë Paluçi ai që fillimisht ka vrarë Kurtin dhe më pas shoku i këtij të fundit, Daniel Pepa ka qëlluar mbi 33 vjeçarin duke e lënë të vdekur. Policia është vënë në ndjekje të tij. *Shkaku që solli krimin e rëndë dyshohet të ketë qenë sherri i njërit prej viktimave me kamarierin e lokalit pranë karburantit. Rreth orës 01:45 të mëngjesit, kamerieri i ka thënë se ekspresi ishte fikur dhe se nuk mund t’i shërbente kafe. Kjo solli reagimin e ashpër të tij dhe në këtë moment ka reaguar edhe pala tjetër në mbrojtje të kamarierit.
Hyri në lokal me të riun problematik, del FOTO e 23 vjeçarit që u vra në Manëz pas sherrit për kafen

Personi që shihni në foto, është Aranit Kurti, 23 vjeçari i cili mbeti i vrarë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Manzë. Kurti ishte nën shoqërinë e Daniel Pepës, 21 vjeçarit të njohur si person problematik në zonë.
Ky i fundit është konfliktuar me kamarierin e lokalit pasi ky i fundit nuk kishte pranuar t'i bënte kafe me argumentin se ekspresi ishte fikur prej orësh. Ofendimet e tij sollën reagimin e Flori Palucit i cili nxorri armën dhe qëlloi ndaj Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas shoku i viktimës, Daniel Pepa qëlloi me armë zjarri Palucin i cili gjithashtu mbeti i vrarë në vendngjarje. Versus.al
Dy vrasjet në Durrës ndodhën përballë komisariatit të policisë! Autori, person problematik! Njëri prej viktimave, i dënuar në Itali
Flori Paluçi, 33 vjeçari i cili vrau me armë 23 vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas mbeti i vrarë nga Daniel Pepa, rezulton të ketë patur të shkuar kriminale.
I riu mësohet se ka qenë pjesë e një grupi grabitësisht në Itali, për të cilën edhe ishte dënuar më parë.
Ndërsa autori tjetër, 21 vjeçar i shpallur në kërkim gjithashtu njihet si persona problematik në zonën e Manzës. Ky i fundit së bashku me viktimën Aranit Kurti i kanë kërkuar kamarierit të lokalit një kafe dhe kur ai i ka refuzuar duke u thënë se e kishte fikur ekspresin, kanë nisur ta ofendojnë. Në këtë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi i cili pas konfliktit me dy të rinjtë ka nxjerrë armën dhe ka vrarë njërin prej tyre.

Ajo çfarë është akoma më shqetësuese është fakti se lokali ku ndodhi krimi i rëndë me 2 të vrarë, ishte përballë komisariatit të policisë së Manzës. Versus.al
Vrasja e dyfishtë në Durrës, konflikti nisi në lokal, njëra palë i doli në mbrojtje kamarierit
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Manëz të Durrësit ku dy të rinj mbetën të vrarë.
Konflikti për motive banale ka nisur brenda një lokali pranë një karburanti. Dyshohet se fillimisht ka patur ofendime dhe të shara mes njërit prej viktimave dhe kamarierit.
Më pas pala tjetër i ka dalë në mbrojtje kamarierit dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.
Flori Paluçi ka vrarë fillimisht 23 vjeçarin Aranit Kurti. Më pas Daniel Pepa ka vrarë Flori Paluçin dhe është arratisur. Versus.al
E rëndë në Durrës, dy të rinj të vrarë pas konfliktit në karburant! Zbardhet dinamika e krimit (EMRAT)
Durrës- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur dy të rinj u vranë me armë zjarri në zonën e Manzës.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 pranë një karburanti në Manëz ku mes të rinjve ka patur një konflikt banal. Policia njofton se viktimat janë Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Dinamika e krimit
Mësohet se fillimisht F.P, 33 vjeç ka vrarë me armë zjarri 23 vjeçarin A.K. Pas kësaj, 21 vjeçari D.P ka vrarë 33 vjeçarin dhe është arratisur. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të krimit shokues. Versus.al







