Live Updates /

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat kapën edhe qendrën shëndetësore! Gjendet i shkrumbuar mjeti i autorëve

*Një ekzekutim mafioz ka ndodhur rreth orës 00:40 pas mesnatës së djeshme në lagjen nr.18 të Durrësit ku mbeti i vrarë 29 vjeçari Ermir Dedja. Emri i të riut ishte i njohur për policinë, pasi më herët ishte arrestuar për trafik droge drejt Kosovës dhe përkrahjen e autorit të një plagosje të ndodhur në Shijak. *Autorët kanë qenë disa persona të cilët kanë hapur zjarr me kallashnikov. Plumbat e armës kanë prekur edhe derën e një qendre shëndetësore pranë vendngjarjes, duke shkaktuar panik tek banorët të cilët fillimisht kishin menduar se po dëgjonin fishekzjarre. *I riu u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve të maskuar të cilët dyshohet se u ndihmuan nga një informator. *Viktima, rezulton të jetë pjesë e grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. Disa orë pas krimit, policia gjeti të shkrumbuar makinën e përdorur nga autorët për të kryer vrasjen.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
8 ORE ME PARE

VIDEO/ Të shtëna dhe të rinj që vrapojnë, momenti kur autorët vrasin Ermir Dedjan dhe largohen me makinë

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat

Versus.al ka siguruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendit ku ndodhi ekzekutimi i Ermir Dedjas në lagjen nr.18 të Durrësit pas mesnatës së mbrëmshme.

Në video shihet momenti kur të shqetësuar nga të shtënat, dy persona që po kalonin aty pranë vrapojnë për t’u larguar. Ndërsa pak sekonda më pas shihet edhe momenti kur makina e bardhë tip “Seat” me të cilën qarkullonin autorët, largohet nga vendngjarja.

“Hajde këtej, hajde këtej”- dëgjohet t’i thonë njëri tjetrit dy personat që vrapojnë për t’u larguar nga vendngjarja.

Autorët kishin hyrë kundravajtje në rrugën ku sapo kishte ndaluar viktima të cilin e qëlluan sapo doli nga mjeti i tij. Versus.al

9 ORE ME PARE

I njëjti skenar, pas ekzekutimit në Durrës, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat

Disa orë pas ekzekutimit mafioz në lagjen nr.18 të Durrësit, në Gërdec të Tiranës është gjetur një makinae djegur që dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së Emir Dedjas.

Verifikimet në vendngjarje, zbuluan se targat e mjetit tip “Seat” ishin të vjedhura.

Brenda makinës së shkrumbuar, është gjetur edhe kallashnikovi i përdorur nga autorët për të kryer vrasjen. Skenare të tilla janë bërë tashmë tëzakonshme në vend, ku disa orë pas atentateve kriminale, gjendet e shkrumbuar makina me të cilën është kryer krimi. Versus.al

10 ORE ME PARE

Pjesë e grupit Avdylaj në Shijak, del FOTO e të riut që u v*a me kallashnikov në Durrës

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat
Viktima, Ermir Dedja

Personi që shihni në foto është Ermir Dedja, 29-vjeçari i cili u vra në një atentat në Durrës mbrëmë në mesnatë.

Policia e Durrësit ka ngritur dy pista hetimi në lidhje me atentatin ndaj 29-vjecarit Ermir Dedja, atë të konfliktit për prishje pazaresh në fushen e narkotikëve dhe atë të larjes së hesapeve mes grupeve kriminale. 

Burime bëjnë me dije se i riu u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga makina me të cilën po qarkullonte në lagjen nr.18. Banorët e zonës e njihnin si person problematik me precedentë të mëparshëm penalë. Kohëve të fundit jetonte mes Shijakut dhe Gjermanisë.

Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak të cilët akuzohen gjithashtu për përfshirjen në dosjen e operacionit “Revanshi”, ku komunikonin me Ervis Martinajn dhe Arben Ndokën për të ekzekutuar rivalët e këtij të fundit në Fushë Krujë. Versus.al

12 ORE ME PARE

“U qëllua pas shpine”, detaje nga atentati ku u vra i riu në Durrës: Një informator udhëzoi autorët

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr.18 të Durrësit, ku u ekzekutua 29 vjeçari Ermir Dedja.

Një prej banorëve të pallatit ka deklaruar në polici se kishte menduar se të shtënat ishin fishekzjarre, por pasi ishte afruar në vendngjarje, kishte parë se viktima ishte qëlluar me plumba në shpinë.

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat
Grupi i ekspertizës në vendngjarje, plumbat qëlluan edhe derën e qendrës shëndetësore

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa dyshohet se një person ka shërbyer si informator në ndjekje të viktimës. Pasi ka gjetur vendndodhjen e tij, ka informuar autorët të cilët më pas kanë mbërritur të maskuar dhe kanë hapur zjarr. Versus.al

13 ORE ME PARE

Atentat në Durrës, 29 vjeçari ekzekutohet nga disa persona të maskuar! Viktima, me precedentë të mëparshëm (EMRI)

Ekzekutohet anëtari i grupit Avdylaj në Durrës! Plumbat

Durrës- Një atentat me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr.18 të Durrësit, ku viktimë ka mbetur 29 vjeçari Ermir Dedja. 

I riu u qëllua në breshëri nga disa persona të maskuar të cilët më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë. Dedja u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra me armë zjarri. 

Policia po punon për kapjen e autorëve të krimit të rëndë. Dyshimet e para janë për larje hesapesh mes bandave pasi viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penale. Në 2015-ën ishte arrestuar për trafik droge drejt Kosovës dhe në 2017-ën ,ishte arrestuar për përkrahjen e një personi që kreu plagosje me armë në Shijak. Versus.al

Poll