Live Updates /

Flamur i ISIS, granata e kallashnikovë, 2 të arrestuarit u dorëzuan pas 12 orësh negociata, njëri i vetëplagosur për të akuzuar RENEA-n

*Erzen Uka dhe Julian Cumrraku u vetëdorëzuan dje pas 12 orësh të ngujuar brenda një banese të braktisur në Orosh të Pukës prej nga ku kërcënonin policët që të mos afroheshin përndryshe do t’i qëllonin. *Operacioni i policisë kishte nisur në orët e mëngjesit të 24 nëntoit me qëllim zbulimin e vendeve ku kultivohej kanabis, por Uka dhe Cumrraku kishin kërkuar që efektivët të mos hynin në banesën ku më pas u zbulua se fshiheshin granata, armë zjarri kallashnikovë e pistoleta së bashku me një flamur të organizatës terroriste ISIS. *Uka ishte vetëplagosur me plumb në kofshën e djathtë me qëllim që më pas të akuzonte RENEA-n se e kishin qëlluar. 35 vjeçari ka qenë më parë komando i forcave speciale shqiptare në Irak. Ndërsa më herët rezulton të ketë qenë arrestuar për nxitje urrejtje pasi përpiqej të rekrutonte të mitur shqiptarë për të luftuar në Siri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Me flamurin e ISIS dhe granata, dalin FOTO-t e dy të arrestuarve që terrorizuan dje Pukën

Flamur i ISIS, granata e kallashnikovë, 2 të arrestuarit u
Erzen Uka, Julian Cumrraku

Janë publikuar fotot e dy personave të arrestuar pas terrorit që përhapën dje në Orosh të Pukës ku u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të arritur në vetëdorëzimin e Erzen Ukës dhe Julain Cumrrakut.

Erzen Uka ka qenë më parë pjesëtar i forcave speciale shqiptare në Irak, ndërsa më pas u arrestua disa herë për nxitje të urrejtjes fetare tek fëmijët të cilët dyshohet se i rekrutonte për t’i bërë pjesë të ISIS.

Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e braktisur ku ishin ngujuar Uka dhe Cumrraku u gjetën 17 granata, 4 kallashnikovë, pistoletë dhe mes municionit luftarak edhe një flamur i organizatës terroriste ISIS. Të dy prej kohësh kishin qenë nën mbikëqyrjen e anti-terrorit. Ndërsa dje u zbuluan gjatë një kontrolli rutinë të policisë së Pukës për kanabis. Ata nuk pranuan të hapnin derën e banesës së braktisur dhe kërcënuan policët se do t’i vrisnin nëse tentonin të hynin brenda, çka bëri që të njoftoheshin forcat RENEA. Versus.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Flamur i IS*S dhe dhjetëra granata, çfarë u gjet në ‘strehën’ e 2 personave që kërcënuan policinë në Pukë

Flamur i ISIS, granata e kallashnikovë, 2 të arrestuarit u

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Orosh të Pukës ky Erzen Uka 35 vjeç dhe Julian Cumrraku, 34 vjeç u mbyllën për 12 orë në një banesë të braktisur dhe kërcënuan efektivët e policisë se do të qëllonin drejt tyre nëse tentonin të hynin në banesë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan: 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

Në momentin që RENEA ka mbërritur në vendngjarje, njëri prej të arrestuarve ka qëlluar me armë zjarri brenda banesës dhe pasi u vetëdorëzua u zbulua se Erzen Uka kishte një plagë tejshpuese në kofshën e djathtë. Ai u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Nëse afroheni ju vr*sim”, u dorëzuan pas 12 orësh negociata, Uka u vetëplagos për të akuzuar RENEA-n

Flamur i ISIS, granata e kallashnikovë, 2 të arrestuarit u

Ditën e djeshme për disa orë forcat RENEA ishin në Orosh të Pukës aty ku dy të rinj ishin izoluar në një banesë të braktisur ku kishin edhe armë zjarri. Ata u vetëdorëzuan pas negociatave që bëri me ta vëllau i njërit prej tyre.

Mësohet se brenda banesës së braktisur janë gjetur 5 armë zjarri dhe municion luftarak. Dje u raportua gjithashtu se njëri prej tyre, Erzen (Hamza) Uka ishte plagosur. Mësohet se ky i fundit ishte vetëplagosur në këmbë për të ngritur akuza ndaj policisë së kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre.

Si Uka ashtu edhe shoku i tij Julian Cumrraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë. Operacioni ndaj tyre nisi gjatë një kontrolli rutinë që policia e Pukës po bënte në banesa të ndryshme që prej orëve të para të mëngjesit të 24 nëntorit.

Në momentin që i janë afruar banesës, dy të armatosurit u janë drejtuar me fjalët: Mos u afroni ose ju vrasim.

Që prej këtij momenti janë njoftuar forcat RENEA të cilat u nisën nga Tirana dhe pas 12 orësh negociata u arrit dorëzimi i Ukës dhe Cumrakut. Dy të arrestuarit po survejoheshin prej disa muajsh nga anti-terrori pasi kishte dyshime mbi veprimtarinë e tyre. Erzen (Hamza) Uka ka qenë ish-pjesëtar i forcave speciale shqiptare në Irak. Në 2015-ën u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve që t’i bashkoheshin grupit terrorist ISIS, ndërsa ishte dënuar edhe për nxitje të urrejtjes fetare. Versus.al

Poll